Lajme

Kurti falenderon kancelaren Merkel, i uron mirëseardhje kancelarit të ri gjerman Scholz

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 08 December 2021

Kryeministri Kurti ka falenderuar kancelaren Angela Merkel për lidershipin e saj pas përfundimit të mandatit në postin e kancelares, raporton Gazeta Express.

Ai në të njëjtën kohë i ka uruar mirëseardhje kancelarit të ri gjerman me të cilin pret që të promovojë demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

“Sot i themi lamtumirë dhe faleminderit Kancelares Merkel për udhëheqjen e saj në Evropë dhe Botë. Dhe një mirëseardhje të përzemërt për kancelarin e ri, një socialdemokrat me të cilin pres ta promovojë demokracinë në Ballkanin Perëndimor. Urime Kancelar Olas Scholz”, ka shkruar Kurti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera