Lajme

Kurti falenderon Gjermaninë dhe BE-në, nënshkruhet marrëveshje në vlerë mbi 100 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 22:52 | 08 December 2022

Kryeministri Kurti përmes një shkrimi në Twitter ka njoftuar për një marrëveshje financimi me Gjermaninë dhe BE-në në vlerë prej 100 milionë euro.

Këto para i janë ndarë Kosovës për projekte për mbrojtjen e mjedisit, mbetjet e ngurta dhe menaxhimin e ujërave të zeza.

Kurti thotë se agjenda e gjelbër është prioritet i qeverisë që ai udhëheq.

-Advertisement-

Më poshtë statusi i plotë:

Falënderojmë Gjermaninë dhe BE-në, partnerët tanë kyç në avancimin e agjendës zhvillimore të Kosovës. Me marrëveshjen e nënshkruar financimi, Kosova merr mbi 100 milionë € për projekte për mbrojtjen e mjedisit, mbetjet e ngurta dhe menaxhimin e ujërave të zeza. Axhenda e gjelbër mbetet prioriteti ynë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera