Lajme

Kurti: Faktori ndërkombëtar nuk ka më barriera për Vetëvendosjen

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 01 August 2017

Faktori ndërkombëtar nuk ka më asnjë barrierë politike për Lëvizjen Vetëvendosje që të formojë Qeverinë e re të Kosovës, ka deklaruar Albin Kurti, kandidat i kësaj Lëvizje për postin e kryeministrit. Këto komente, ai i bëri pas regjistrimit si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Kurtit, qëndrimi i faktorit ndërkombëtar është se Qeverinë e formon ai subjekt apo ato subjekte politike që e krijojnë shumicën në Kuvendin e Kosovës. Sidoqoftë, Kurti tha se shansin e parë për formimin e Qeverisë e ka koalicioni PAN. Por, sipas tij, PAN do të dështoj dhe në shansin e dytë, Qeverinë do ta formojë Lëvizja Vetëvendosje.

Ai ka thënë se ditëve të fundit ka takuar disa prej diplomatëve ndërkombëtar të akredituar në Prishtinë me të cilët ka diskutuar për sfidat e seancës konstituive të Kuvendit.

-Advertisement-

“Kemi diskutuar edhe qëndrimet dhe idetë e Vetëvendosjes, atëherë kur ne do të jemi në Qeveri, e që konsistojnë në 40 prioritetet e Republikës, që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të orientuar në investime e punësim, në ndërlidhen e arsimit me ekonominë, në shëndetësinë cilësore e po ashtu diskutohet edhe për integrimet evropiane dhe euroatlantike”, ka thënë Kurti.

Vetëvendosje, tha Kurti, e thekson rëndësinë e bashkëpunimit bilateral dhe multilateral me vendet e perëndimit, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Gjermaninë.

Ndërkaq në lidhje me seancën konstituive, Kurti tha se Kryetari i Kuvendit duhet “të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe kurrsesi kontrovers siç ishte kryetari i legjislaturës paraprake”, duke aluduar në Kadri Veselin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera