Lajme

“Kurti është dashur t’ia dorëzonte detyrën Hotit dhe t’ia thoshte në sy atë që ka pasur”

Autori: Gazeta inFokus 18:35 | 04 June 2020

Gazmend Syla, Drejtori i Informacionit në Klan Kosova, është shprehur se Albin Kurti është dashur t’ia dorëzonte sot detyrën e kryeministrit, Avdullah Hotit.

“E pritshme pamja e sotme, ndonëse jo më e mira dhe më e duhura. Mendimi im personal është se Albin Kurti do të duhej ta dorëzonte detyrën, pavarësisht historisë së pakëndshme me Avdullah Hotin”.

“Kurti është dashur të jetë aty dhe t’ia thotë në sy Hotit se “të shkarkova por nuk do të shkojë gjatë dhe do të kthehem”. Kurti gaboi që nuk ishte aty. Pamja që pamë nuk është pamja që do duhej të ishte në një ceremoni të pranim-dorëzimit”.

-Advertisement-

Syla ka thënë në Info Magazine se beson se Avdullah Hoti do të jetë kryeministër ndryshe që do të merret me punë që domosdo duhet marrë.

Ndërkaq për raportimet e sotme se Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani nuk ia ka dhënë fjalën Kryeministrit Avdullah Hoti, ai thekson: “Duket fare qartë se Osmani nuk po e vëren. Kryetarja e Kuvendit nuk ka të drejtë t’ia ndalë fjalën Kryeministrit. Nuk besoj se Osmani rrëshqet aq shumë sa të mos ia japë fjalën Kryeministrit Hoti”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera