Lajme

Kurti: Enver Zymberi ra dëshmor i veshur me uniformën e policisë

Autori: Gazeta inFokus 08:51 | 26 July 2022

Sot shënohet Dita memoriale e punonjësve policorë të rënë në krye të detyrës, me këtë rast kryeministri i vendit Albin Kurti ka kujtuar rënien e policit Enver Zymeri.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Kurti shkruan se me 26 korrik të vitit 2011, gjatë një aksioni policor për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të Kosovës, ra dëshmor pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Zymberi.

“Ushtar i UÇK-së në luftë më 1999, Enver Zymberi ra dëshmor i veshur me uniformën e policisë, në kryerje të detyrës zyrtare dhe në bartje të misionit për shtrirjen e plotë të sovranitetit”, shkruan Kurti ndër të tjera.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera