Lajme

Kurti emëron Vraniqin këshilltar politik

Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 25 February 2020

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar të plotësojë kabinetin e tij dhe të martën, ka emëruar Erzen Vraniqin, këshilltar politik, ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, shkruan gazeta inFokus.

“Kryeministri Albin Kurti, z. Vraniqi i ka uruar punë të mbarë në detyrën e re, duke shtuar se përvoja e tij politike dhe angazhimi tejet profesional i deritanishëm do të jenë të rëndësishme në rrugëtimin e përbashkët politik”, thuhet në njoftim.

Erzen Vraniqi, kishte mbajtur detyrën e zëdhënësit të LVV-së, nuk dihet nëse do të vazhdoj punën e zëdhënësit të partisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera