Kurti emëron shefin e kabinetit të tij!
Autori: Gazeta inFokus 18:19 | 21 February 2020
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka emëruar shef të stafit të tij Luan Dalipin.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Kurti, i cili ka thënë seLuan Dalipi i bashkohet qeverisë së Republikës së Kosovës si Shef i Stafit të Kryeministrit Dalipi do të shërbejë si këshilltari kryesor imi si Kryeministër, për palët e brendshme dhe të jashtme të interesit për çështjet që kanë të bëjnë me Kryeministrin.
“Luani do të koordinojë punën e kabinetit qeveritar, me Zëvendës Kryeministrat, Ministrat, Zëvendës Ministrat dhe këshilltarët e qeverisë, do të mbështesë qeverinë në formulimin dhe zbatimin e politikave, strategjive dhe planeve, si dhe në komunikim dhe ngritje të vetëdijësimit.
Formimi i gjerë arsimor dhe profesional i Luanit e ka përgatitur atë të sigurojë mbështetje për Kryeministrin në përpjekjet e tij për të kaluar Kosovën në të ardhmen që meriton si një vend i lirë dhe i prosperuar. Ai u arsimua në Shtetet e Bashkuara nga shkolla e mesme deri në një diplomë master në Menaxhim Ndërkombëtar. Luani u kthye në Kosovë në 2001 dhe shërbeu si përfaqësues i Departamentit të Tregtisë së ShBA-së në Ambasadën e ShBA-ve para se të hynte në sektorin privat të Kosovës. Është bashkëthemelues i një prej kompanive më të mëdha të këshillimit në Ballkanin Perëndimor. Luani gjatë njëzet viteve pasuese të ekzistencës së kompanisë së tij ka menaxhuar me sukses dhjetëra projekte të organizatave ndërkombëtare në Kosovë dhe jashtë saj”, ka njoftuar Kurti.
Më poshtë e gjeni njoftimin e plotë:
Luan Dalipi do të shërbejë si këshilltari kryesor imi si Kryeministër, për palët e brendshme dhe të jashtme të interesit për çështjet që kanë të bëjnë me Kryeministrin. Luani do të koordinojë punën e kabinetit qeveritar, me Zëvendës Kryeministrat, Ministrat, Zëvendës Ministrat dhe këshilltarët e qeverisë, do të mbështesë qeverinë në formulimin dhe zbatimin e politikave, strategjive dhe planeve, si dhe në komunikim dhe ngritje të vetëdijësimit.
Formimi i gjerë arsimor dhe profesional i Luanit e ka përgatitur atë të sigurojë mbështetje për Kryeministrin në përpjekjet e tij për të kaluar Kosovën në të ardhmen që meriton si një vend i lirë dhe i prosperuar. Ai u arsimua në Shtetet e Bashkuara nga shkolla e mesme deri në një diplomë master në Menaxhim Ndërkombëtar. Luani u kthye në Kosovë në 2001 dhe shërbeu si përfaqësues i Departamentit të Tregtisë së ShBA-së në Ambasadën e ShBA-ve para se të hynte në sektorin privat të Kosovës. Është bashkëthemelues i një prej kompanive më të mëdha të këshillimit në Ballkanin Perëndimor. Luani gjatë njëzet viteve pasuese të ekzistencës së kompanisë së tij ka menaxhuar me sukses dhjetëra projekte të organizatave ndërkombëtare në Kosovë dhe jashtë saj.
Luan Dalipi gjithashtu ka qenë themelues dhe ish Kryetar i Bordit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (‘AmCham’), ish bashkëkryesues i Fondit Kosovar Amerikan të Arsimit (‘KAEF’), themelues i Këshillit të Konsulentëve të Biznesit (‘BCC’), dhe konsulent i certifikuar ndërkombëtar në menaxhment. Ai është fitues i disa çmimeve profesionale në fushën e menaxhmentit dhe konsulencës.
Luani karakterizohet me etikë të fortë pune, vetëmotivim, optimizëm për të ardhmen, dhe performancë të bazuar në rezultate. Ekspertiza e tij – në udhëheqje, menaxhim, koordinim, mobilizim të resurseve njerëzore, konsolidim e bashkërenditje të institucioneve dhe proceseve, dhe krijim të politikave zhvillimore – do t’i shtoj vlerë kabinetit qeveritar. Si Shef i Stafit pritet që ai do të zbatojë mësimet nga e kaluara e tij për të arritur objektivat e qeverisë.
Është i martuar dhe ka dy fëmijë, 13 dhe 8 vjeç.
Të tjera
-
Syla ironizon me Krakun: Po na bënë nervoz neve shqipfolësve
Gazetari Valon Syla ka ironizuar me një thënie që në rrjete sociale po i atri...
-
Serbët në Veri ankohen për faturat e energjisë elektrike
Qytetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës në dy ditët e ...
-
Asambleja Parlamentare publikon agjendën, debati për anëtarësimin e Kosovës në KiE më 18 prill -detaje
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka publikuar agjendën zyrtare p...
-
Nga Enver Petrovci, këta janë aktorët shqiptarë që morën pjesë në filma propagandues serb
Filmat propagandues janë prodhimet kinematografike të krijuara për të përhapu...
-
Ish Presidenti i Kosovës, Prof. Dr. Fatmir Sejdiu, diskuton për pavarësimin e Kosovës para studentëve të UNI – Universum International College
Është mbajtur ligjërata publike me ish-presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, ...
-
Rritet tensioni për çështjen e detit të Kinës Jugore
Kina nuk do t'i lejojë Filipinet të veprojnë të njëanshme për çështjen e Deti...
-
Zhdukja e mostrave në rastin Dehari, VV-ja sërish e pengon formimin Komisionit Hetimor Parlamentar
Lëvizja Vetëvendosje sërish ka kundërshtuar themelimin e Komisionit Hetimor P...
-
“Veç mos shaj najsen”: Mesazhi i Kusari-Lilës për deputetin e VV-së që tregon si kurdiset debati në Kuvend
Komunikimet ndërmjet deputetëve të grupit parlamentar të Vetëvendosjes vazhdo...
-
I jepet lamtumira e fundit 48 vjeçares që u vr* të martën në gjuajtet me arm* në Kolovicë (PAMJE)
Sot është përcjellë për në banesën e fundit 48 vjeçarja e cila vdiq si pasojë...
-
Kishte rënë në një humnerë pesë metra, gjendet i gjallë 61-vjeçari në Prevallë i cili u raportua i zhdukur
Nëntë ditë më parë në polici ishte raportuar se një person nga Ferizaj me bas...
-
KQZ pritet të vendosë për kamera në vendvotime
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, është diskutuar lidhur me aktivitetet e ...
-
Vlora Çitaku zgjidhet Sekretare e Përgjithshme e PDK-së
Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e...