Lajme

Kurti emëron një këshilltare të huaj për çështjet e komuniteteve

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 14 December 2021

Kryeministri Albin Kurti ka emëruar Elizabeth Katherine Gowing, si këshilltare politike për Çështjet e Komuniteteve.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

Sipas njoftimit të ZKM’së, Elizabeth Goëing ka studiuar në Magdalen College, Oxford, dhe ka përfunduar studimet master në Institutin e Arsimit, Universiteti i Londrës.

-Advertisement-

“Ka punuar në politika arsimore dhe në arsimin fillor në Britani të Madhe. Që nga viti 2006, kur është zhvendosur në Kosovë, znj. Gowing është angazhuar në fushat e arsimit, shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, me fokus te komunitetet joshumicë. Është autore e pesë librave, nga të cilët katër janë për Kosovën dhe Ballkanin. Ka përkthyer edhe dy libra nga shqipja – biografinë e Adem Demaçit, dhe kujtimet e Hasan Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera