Lajme

Kurti emëron në bordin e SHSUK-së anëtarin e Vetëvendosjes

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 28 March 2020

Bordi Drejtues i Shërbimit Klinik Universitar i Kosovës është shkarkuar nga Qeveria Kurti.

Kjo pasi që  sipas vendimit të Qeverisë në detyre, Bordi nuk ka përmbushur detyrat dhe përgjegjësistë e pëcaktuar, shkruan Gazeta inFokus.

Menjëher pas shkarkimit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka emëruar edhe Bordin e ri të SHKUK’së.

-Advertisement-

Por në këtë institucion, Kurti ka dërguar edhe anëtarë të partisë së tij.

Në mesin e emrave të anëtareve të këtij Bordi figuron edhe Mirsad Shkreta, i cili në zgjedhjet e vitit 2017 kishe kandiduar për deputet nga radhët e VV’së.

Pjesë e këtij bordi janë gjithashtu edhe  Agreta Gecaj – Gashi, Aida Rexhepi, Xhevat Jakupi, Diana Dafota, Spitali i Përgjithshëm Gjakovë, Sadete Hadri, dhe një ekspert i menaxhmentit shëndetësor, i zgjedhur në bazë të konkursit publik./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera