Lajme

Kurti emëron këshilltarin e jashtëm politik

Autori: Gazeta inFokus 16:45 | 21 February 2020

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, emëroi sot Durim Berishën si këshilltar të jashtëm politik, bëhet e ditur përmes një komunikate për media, shkruan gazeta inFokus.

“Ai ka një përvojë pune të zhvilluar si në ligjërim e akademi ashtu edhe në disa prej institucioneve të rëndësishme vendore dhe ndërkombëtare që merren me këshilla ligjore dhe sundim të ligjit. Kryeministri Kurti i uroi z. Berisha suksese në detyrën e tij të re dhe shprehu bindjen se përvoja dhe ekspertiza e tij do të jenë një ndihmesë e madhe për punët që e presin ekzekutivin drejt shtetndërtimit demokratik dhe sundimit të ligjit në vend”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera