Lajme

Kurti emëron këshilltar për shëndetësi anëtarin e LVV-së

Autori: Gazeta inFokus 16:17 | 17 November 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pasi emëroi ministrin e shëndetësisë ka emëruar edhe këshilltarin për shëndetësi që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Këtë detyrë i pari i ekzekutivit ia ka besuar, Jusuf Ulajt.

Lajmin e ka bërë të ditur deputetja e LVV-së, e cila është shprehur e lumtur me zgjedhjen e Ulajt këshillat të Kurtit duke e quajtur atë bashkë aktivist e kolegë.

-Advertisement-

“Ministrin e ri të Shëndetësisë nuk e njoh personalisht, përveç asaj që kam dëgjuar për të dhe i uroj punë të mbarë dhe sukses në kryerje të detyrës së re! Por më gëzon fakti për emërimin si Këshilltar i Kryeministrit, të  bashkaktivistit dhe kolegut të respektuar, Dr.Jusuf Ulaj”, ka thënë ajo.

Ulaj me profesion është specialist i neuropsikiatrisë dhe psikoterapeut. Ai ka qenë pjesë e  LVV-së që nga viti 2017, si anëtar i Komitetit Profesional të LVV për Shëndetësi.

Kujtojmë se dje Kurti ka emëruar edhe ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifin./Gazeta Infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera