Lajme

Kurti emëron këshilltar ekspertin që e refuzoi Thaçi

Autori: Doresa Geci 19:49 | 13 February 2020

Tinmu Ma, shtetas amerikan, është emëruar këshilltar i jashtëm politik i kryeministrit Albin Kurtit.

Kështu ka njoftuar zyra e kryeministri përmes një njoftimi për media, shkruan Gazeta inFokus.

E emri i Tinmu Ma është i njohur edhe më herët për publikun kosovarë.

-Advertisement-

Ai ishte emëruar si ekspert ndërkombëtar  për rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova.

E bujë patë bërë refuzimi i Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, për të raportuar para tij.

Kjo me pretekstin sipas Thaçit se Tinmu Ma ishte këshilltar i Vetëvendosjes dhe kishte lidhje me Sami Kurteshin, shkruan Gazeta inFokus.

Kështu Thaçi hidhte dyshime për paanshmërinë e këtij eksperti ndërkombëtar.

“Instistoj. Eksperti ndërkombëtar, a e ka aprovimin e ndonjë zyre ligjore të Kuvendit të Kosovës? A lejohet për t’u angazhuar ky ekspert ligjor, mbi ç’bazë e keni angazhuar ju? Tashmë doli që është i preferuar i zotit Kurteshi, mik i zotit Kurteshi dhe këshilltar i një partie politike që e përfaqëson Samiu”, kishte deklaruar Thaçi.

Deputeti Kurteshi nuk e kishte mohuar se e njeh ekspertin ndërkombëtar por kishte thënë se ka punuar me të në kohën kur ka qenë Avokat i Popullit.

Tienmu Ma shtetas i Shteteteve të Bashkuara të Amerikës për disa vjet ka qenë këshilltar në Institucionin e Avokatit të Popullit./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera