Kurti emëroi zëvendësiministër serbin që kishte marrë pjesë në luftë më 1998-99 në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 17:49 | 06 August 2023
Dy muaj më parë – më 25 maj – Radoica Radomiroviq nga Leposaviqi u emërua Zëvendës Ministër për Komunitete dhe Kthim në Republikën e Kosovës, nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Sipas informacioneve përmes burimeve se Radomiroviq “ka qenë pjesë e armatës serbo-jugosllave gjatë kohës së luftës në Kosovë” por edhe në ato në mbarë ish-Jugosllavinë kur Sllobodan Millosheviqi kishte shtënë në dorë tërë armatën jugosllave (JNA) për të kryer agresion, spastrim etnik e deri edhe në gjenocid, ndaj vendeve përbërëse të ish-Jugosllavisë – ndërmarrje kriminale këto që konkluzionin e gjetën në bombardimin e Serbisë nga (asokohe) 19 shtete të NATO-s. Veç kësaj Radomorivoq, siç mësojmë ne, ka qenë deri kohëve të fundit pjesë e Mbrojtjes Civile, organizatë kjo tashmë e shpallur edhe zyrtarisht si terroriste nga Qeveria e Kosovës.
“Po kam qenë pjesëmarrës në luftën në Kosovë…por skam marrë pjesë në operacione luftarake”, ka thënë Radoica Radomiroviq për Nacionalen, pyetur rreth këtyre informacioneve.
Zëvendës Ministri serb i emëruar nga Kryeministri Kurti, thotë se gjatë viteve 1998-1999 “kam punuar si civil në administratë në Kazermë në Mitrovicë” duke e mohuar të ketë marrë pjesë në operacione luftarake.
“Kam paguar mëditjet e rezervistëve”, na thotë ai, dhe shton se gjatë kohës sa po ndodhnin luftimet në Kosovës “kam qëndruar në Starom Trgu në Tunelin e Parë” në Mitrovicë. Radoica Radomorivoq na thotë se për këto pohime të tij “kam të gjithë dokumentacionin e nevojshëm” për ta dëshmuar.
Në lidhje me informacionet se ka shërbyer si pjesëtarë serb i armatës jugosllave (JNA)-së, që ishte krejtësisht nën kontrollin dhe funksionin e Sllobodan Millosheviqit për të gërryer kufijtë e shteteve fqinje në farkëtimin e asaj që rëndom quhet “Serbi e Madhe”, Radomiroviq e pranon se aty ka qenë ushtar, ndërsa luftërat i quan “fatkeqe”.
“Po. Jam pjesëmarrës në të gjitha luftat në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë më 1991-1992 (më pak se dhjetë muaj). Kam shërbyer si ushtar në JNA (Jugoslovenska narodna armija). Në ato luftëra fatkeqe ka pasur kroatë, myslimanë, por edhe shqiptarë e maqedonë në Pançevë në barrakadat e njësive speciale të JNA-së. Miku im i luftës, shqiptar nga Podujeva, Gëzim Mhemeti e pati humbur dorën në atë luftë. Kurrë s’e kam parë më, herën e fundit që e pash ishte në spital në Beograd”, ka shpjeguar Zëvendës Ministri, Radoica Radomiroviq.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të enjten
Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku kryesisht ...
-
Zogaj: LVV e PDK po bllokojnë Prishtinën, rrezikojmë t’i humbim rreth 9 milionë euro
Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka akuzuar Partinë Demokratike dhe Lëvi...
-
BE-ja në Kosovë zgjedh ‘Hyjneshën në Fron’ si suvenir dhuratë për mysafirët nga Evropa
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë njofton se ka përgatitur dhuratë të veçan...
-
Krasniqi: PDK-ja do ta ofrojë një alternativë të re për Asociacionin
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka thënë se draft statuti aktual i Asociacio...
-
”Hartimi i listës së kandidatëve për deputet”, Krasniqi: Nuk do të futen kryetarët aktual të komunave
Lideri i PDK’së, Memli Krasniqi ka thënë se kryetarët aktual të komunave nuk ...
-
Mujka njofton një investim të madh të Ibërlepencit
Kryeshefi ekzekutiv Faruk Mujka ka njoftuar për investimet që janë duke u bër...
-
Krasniqi: Dy muaj propagandë, krejt vera Kurtit i ka shku tu thonë po e hapi urën s’pe hapi urën
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se gjatë dy muajve, Kryeminstri Al...
-
Dëshmitarja serbe tha se iu ndryshua dëshmia për UÇK-në, avokati kosovar: Është e papranueshme, është një dëshmi se ka fabrikim të procesit !
Stamena Jeliq ishte dëshmitarja e 94-të në rastin e krerëve të Ushtrisë Çliri...
-
SHQETËSUESE: Rritet numri i grave të prekura me kancer në gji, duhet ta dëgjoni patjetër këtë informacion nga Onkologia
Përhapja e kancerit të gjirit në Kosovë ndër vite është duke u rritur, e këtë...
-
Autostrada Prishtinë-Gjilan, Aliu: Premtimi i Kurtit ishte gabim, u vu në lajthitje nga raportimet e ministrisë
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
-
Paralajmërimi i Beyerit: Kosova mund të mungojë në Berlin
Peter Beyer është një nga politikanët gjermanë që njeh Kosovën e rajonin, for...
-
Hamza qëndron në Prizren, Totaj: Prioritet ngritja e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe zhvillimi social e ekonomik
Kandidati i PDK’së për kryeministër, Bedri Hamza ka vizituar sot qytetin e Pr...