Lajme

Kurti: Eksportet drejt Austrisë janë rritur për 120%, investimet direkte janë dyfishuar

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 16 May 2023

Në ceremoninë e Themelimit të Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare, Kurti ka thënë se kompanitë austriake kanë investuar në Kosovë, duke krijuar vende pune dhe duke ndihmuar në ndërtimin e sektorit privat.

Sipas tij, vetëm në dy vitet e fundit eksportet drejt Austrisë janë rritur për 120%, nga 7 milionë në vitin 2020, 15.4 milionë në vitin 2022, ndërkohë që investimet e huaja direkte vitin e kaluar ishin dyfish më shumë sesa vitin 2021.

-Advertisement-

“Austria është një partner i palëkundur i Kosovës, si para ashtu dhe pas pavarësimit të vendit, duke ofruar mbështetje dhe ndihmë në një sërë fushash; nga zhvillimi ekonomik e deri te bashkëpunimi në fushën e sigurisë. Këtë vit, bashkë me 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, shënuam edhe 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve”.

“Kompanitë austriake kanë investuar në Kosovë, duke krijuar vende pune dhe duke ndihmuar në ndërtimin e sektorit privat. Ekspertët austriakë ndër vite, kanë ofruar mbështetje duke ndihmuar në forcimin e institucioneve tona dhe promovimin e qeverisjes së mirë. Sigurisht, Austria ka qenë një avokate e fortë për Kosovën në skenën ndërkombëtare, duke punuar për të promovuar interesat tona dhe për të mbështetur përpjekjet tona për t’u integruar në Bashkimin Evropian”.

“Ishte ndër shtetet e para që mirëpriti dhe mbështeti aplikimin tonë në Bashkimin Evropian, dhe ndër shtetet që me votë dëshmoi mbështetjen e saj për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Dhe për këtë i jemi mirënjohës”, u shpreh Kurti, teksa përmendi edhe shkëmbimet tregtare ndërmjet Austrisë dhe Kosovës.

“Shkëmbimet tregtare ndërmjet dy vendeve tona kanë vazhduar trend pozitiv. Vetëm në dy vitet e fundit (2020-2022), eksportet drejt Austrisë janë rritur për 120% (7 milionë në 2020, 15.4 milionë në vitin 2022), ndërkohë që investimet e huaja direkte vitin e kaluar (2022) ishin dyfish më shumë sesa vitin pararendës (2021)”, tha Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera