Lajme

Kurti: Ekipi negociator, pasi të kërkojmë përgjegjësi nga Serbia për të zhdukurit, dhunimet e plaçkitjet

Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 23 September 2018

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka kërkuar që ekipi negociator me Serbinë të formohet vetëm pasi nga shtetit fqinjë të kërkohet përgjegjësi për vrasjet e kryera, të zhdukurit, dhunimet dhe plaçkitjet gjatë luftës së fundit.

Ai po pret që protestës së 29 shtatorit të organizuar nga kjo parit, t’i bashkohen edhe partitë e tjera ndonëse nuk përmend se cilat mund të jenë ato parti, raporton Ekonomia Online

Përderisa protesta është thirrur për të kundërshtuar presidentin Hashim Thaçi, që të jetë udhëheq bisedimet me Serbinë.

-Advertisement-

LDK ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e kësja proteste, kurse në PSD janë deklaruar se nuk kanë marrë ftesë të jenë pjesë e saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera