Kurti: Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s mundëson që Kosova të sigurojë të ardhme drejt anëtarësimit në Aleancë

Autori: Gazeta inFokus
18:18 | 28 March 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në FSK, mundëson që Kosova të ruajë sigurinë aktuale dhe të sigurojë një të ardhme drejt Partneritetit për Paqe dhe anëtarësimit në NATO.
Kështu është shprehur ai në ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës së drejtorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, ku gjeneral brigade Ralf Peter Hammerstein ka marrë detyrën e drejtorit të NALT-it nga gjeneral brigade Joachim Hoppe, i cili e ka drejtuar NALT nga prilli i vitit 2022.
“Kryeministri Kurti shtoi se mbështetja nga NALT dhe në veçanti nga Gjenerali Hoppe, në hartimin e tre ligjeve bazë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, themelimin e komisionarit parlamentar për FSK-në dhe bashkëpunimin e ngushtë në përmirësimin e procesit të rekrutimit ishte vendimtare për përmirësimin efektiv të mbikëqyrjes demokratike civile të Forcës”, thuhet më tej në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes.
Në këtë ceremoni të pranishëm ishin edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, zv.ministri Shemsi Syla, zv.komandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, oficerë dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe NALT-it. E pranishme ishte edhe shefja e operacioneve aktuale, Divizioni për Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe.
Mehaj ka deklaruar se kontributi i Gjeneralit Hoppe në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK është një dëshmi e lidershipit, ekspertizës dhe përkushtimit të tij ndaj vlerave dhe parimeve të NATO-s.
“Ministri Mehaj shtoi se përpjekjet e tij kanë ndihmuar në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës, duke kontribuar në sigurinë e përgjithshme të rajonit dhe komunitetit më të gjerë ndërkombëtar”, thuhet më tej.
Ndërsa drejtori në largim i NALT-it, gjeneral brigade Joachim Hoppe tha se ka qenë një nder i madh të përfaqësojë NATO-n këtu në Kosovë dhe se ndjehet krenar për punën që ka bërë NATO-ja dhe ekipi i tij në këshillimin e organizatave të sigurisë në Kosovë.
Drejtori i ri i NALT-it, gjeneral brigade Ralf Peter Hammerstein u shpreh falënderues për mirëseardhjen e ngrohtë në Kosovë dhe theksoi se do të ruajë mbështetjen e NALT-it për organizatat e sigurisë në Kosovë duke vazhduar të ndërtojë më tej mbi përpjekjet e pararendësit të tij.
Që nga gushti i vitit 2016, misioni i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s është që të mbështesë zhvillimin e mëtejmë të organizatave të sigurisë në Kosovë, sipas mandatit të tyre.

Të tjera
-
Dua Lipa kritikon ministrat britanikë për atë që thanë rreth emigrantëve shqiptarë
Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, veçoi “kriminelët shqiptarë” pasi p...
-
Presidentja e Indisë do ta vizitojë Serbinë: S’e njohim Pavarësinë e Kosovës
Presidentja e Indisë, Droupadi Murmu, të mërkurën (07.06.2023) pritet ta vizi...
-
Moti sot: Me diell dhe vranësira
Gjatës pjesës të ditës së sotme do të ketë mot kryesisht me diell, por pastaj...
-
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, pika të rëndësishme në rend të ditës
Të hënën do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. Takimi është l...
-
Arrestohet një person pasi keqpërdori besimin brenda kompanisë duke marrë para
Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet...
-
Tre ushtarë izraelitë vriten pranë kufirit me Egjiptin
Tre ushtarë izraelitë janë vrarë nga një oficer egjiptian i sigurisë gjat...
-
Parashikimi i motit për të dielën e 4 qershorit
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me die...
-
Anulohen zgjedhjet për këshillin lokal në Besi, banorët përleshen mes vete
Të premten është anuluar procesi për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarësis...
-
Kërcënohet deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ...
-
Kurti: 5 persona janë arrestuar dhe 28 të tjerë janë identifikuar për pjesëmarrje në protestat e dhunshme në veri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ata që ushtruan dhunë dhe...
-
Chollet bisedon me Vuçiqin: E inkurajova që të ndihmojë në qetësimin e situatës në veri
Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, k...
-
LAJMI I FUNDIT: Ngjarje e rëndë, një 24-vjeçar mbyt nënën e tij
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet, mbrëmjen e së shtunës, ku një 2...