Lajme

Kurti edhe sot pret në takim emisarin gjerman, Sarrazin

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 28 May 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet përsëri sot (të dielën) me emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Takimi mes tyre do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë, rreth orës 10:00.

Një takim mes Kuritit dhe Sarrazin u zhvillua edhe të shtunën e 27 majit.

-Advertisement-

Në këtë takim u diskutua për procesin e paszgjedhjeve në katër komunat në veri të vendit, përfshirë këtu betimin dhe ditën e parë në punë të kryetarëve të zgjedhur.

Kurti ka theksuar rëndësinë e respektimit të rezultateve të zgjedhjeve demokratike, duke shtuar se shkuarja e kryetarëve të komunës në zyrat e tyre të punës dhe ofrimi i shërbimeve bazike për qytetarë duhet të trajtohen si gjë normale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera