Kurti e Vuçiq të përballen me përgjegjësinë që kanë, ky është momenti i së vërtetës për të gjithë
Autori: Gazeta inFokus 18:46 | 01 November 2022
Qeveria Federale e Gjermanisë që drejtohet nga Olaf Scholz dhe Franca e presidentit Emmanuel Macron po kërkojnë gjetjen e një zgjidhjeje në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Propozimet për këtë i kanë lënë në Beograd dhe Prishtinë derisa presin përgjigje nga Kurti dhe Vuçiqi. Për këto propozime të bëra, palët janë pajtuar që ato të mbesin “sekrete”, megjithatë synimi i Parisit dhe Berlinit për procesin e negociatave dihet.
“Drejtimi nuk është më sekret. Është çështje transformimit të këtij konflikti që ndizet ngadalë qe një kohë të gjatë ndërmjet Kosovës e Serbisë” thotë një burim nga Qeveri gjermane.
Siç mëson Gazeta Express ekskluzivisht nga burime zyrtare brenda Qeverisë Federale të Gjermanisë, Parisi dhe Berlini po synojnë që në mes të Kosovës dhe Serbisë të krijohet një situatë nga e cila përfitojnë të gjithë qytetarët në të dy shtetet.
Dy qendrat evropiane thonë se nëse konflikti i gjatë në mes të Kosovës dhe Serbisë “nëse nuk mund të zgjidhet në mënyrë të plotë, atëherë mund të gjendet zgjidhje të problematikave si adresat e faturave të energjisë, targat, pasaportat apo dokumentet e identifikimit dhe çështje të tjera që kanë potencial të rrisin tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë”.
“Ky është qëllimi i përpjekjeve tona”, ka thënë ky burim zyrtar brenda Qeverisë së Gjermanisë për Gazetën Express.
Nga Berlini dhe Parisi pasi kanë dorëzuar propozimet në Prishtinë dhe Beograd thonë se janë kthyer “optimistë të kujdesshëm” derisa njohin faktin se kanë ende shumë punë për t’u bërë.
Megjithatë si rezultat i vizitave në rajon, Gjermania dhe Franca mendojnë se Kurti dhe Vuçiq kanë kuptuar avantazhet e propozimit franako-gjerman, propozim për të cilin thonë se duhet “pragmatizëm nga njëra anë dhe gatishmëri për kompromis nga ana tjetër”.
Ky burim zyrtar nga Qeveria Gjerman shton tutje se propozimi ka edhe një sërë avantazhe dhe se shpresojnë se do të arrijnë në një përfundim në një të ardhme jo të largët.
“Sepse koha nuk është në favor të rajonit”.
Kur e thotë këtë, ky burim përmend situatë e rëndë të krijuar nga lufta në Ukrainë.
“Ne e shohim sa e paqëndrueshme është situata. Sa e cenueshme është situata ndaj krizave. Mbi të gjitha ne shohim gjithashtu se për momentin jemi përballë sfidave të mëdha që rrjedhin nga situata e re gjeopolitike”, ka thënë ky burim.
Berlini dhe Parisi presin që edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të nxjerrin përfundimet e tyre nga situata e re gjeopolitike që është krijuar dhe kërkojnë guxim nga Kosova dhe Serbia për të gjetur një zgjidhje meqë ritheksojnë se s’ka vend për konflikte si ky mes Kosovës dhe Serbisë që në çdo moment mund të shpërthejë.
“Kjo do të thotë se ne thjesht nuk kemi vend për konflikte si ai ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat mund të ndizen sërish çdo ditë. Tashmë kërkohet një udhëheqje e guximshme nga qeveritë e të dy vendeve. Këto janë pritshmëritë e qarta të presidentit Macron dhe kancelarit Scholz”, ka thënë ky burim për Express.
Nga Berlini konsiderojnë se situata është jashtëzakonisht serioze dhe se është një lloj “momenti i të vërtetës për të gjithë”.
Ndërkohë nga Kurti e Vuçiqi presin që të përballen me përgjegjësinë që kanë.
Të tjera
-
Ivica Daçiq thotë se i arrestuari në Merdare është Tefik Mustafa, reagon Zyra Ndërlidhëse e Kosovës
Në Serbi është arrestuar një kosovar nën dyshimin për “krime lufte”. Për këtë...
-
Gërvalla për mediumin kanadez: Serbia nuk duhet të ketë vend në NATO dhe BE
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është shprehur se nuk duhet të...
-
Serbia thotë se e ka arrestuar një kosovar në Merdare
Autoritetet serbe njoftuan të shtunën se e kanë arrestuar një kosovar në pikë...
-
Lutfi Haziri me mesazh për shqiptarët e Kosovës Lindore: Dilni në mënyrë massive në zgjedhje
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë thirrje q...
-
Kontingjenti i FSK-së arrin sukses në ushtrimin më gjithëpërfshirës të Turqisë, “EFES 2024”
Ushtrimi ushtarak “EFES 2024”, i mbajtur në Izmir të Turqisë ka përfunduar dj...
-
Dy të lënduar në një aksident në Shipol të Mitrovicës
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në la...
-
Spitali i Pejës del me njoftim: U sulmuἀm tmerrshëm, zjἀrrin e vuri një person i maskuar, i kemi pamjet
Spitali i Pejës ka dal me një njoftim të rëndësishëm për zjarrin që ka kaplua...
-
Real Madrid fiton për të 15-ën herë Ligën e Kampionëve
Real Madrid ka fituar për të 15-tën herë trofeun e Ligës së Kampionëve. Në...
-
Kurti viziton qendrën e kulturës “Sami Frashëri” në Ankara të Turqisë
Kryeministri i Republikës Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, Emi...
-
Zhvillohet simpoziumi “Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfitimet e përbashkëta
Në Pekin u zhvillua simpoziumi "Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfi...
-
Kina nxjerr masa për të mbështetur rolin rehabilitues të mjekësisë tradicionale kineze
Kina ka publikuar masa për të mbështetur rolin e mjekësisë tradicionale kinez...
-
Aksident mes tre veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, katër persona të lënduar
Një aksident i rëndë trafike ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-...