Lajme

Kurti e Vuçiq takohen në fund të javës në Bruksel?

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 27 September 2021

Bashkimi Evropian është duke punuar intensivisht në organizimin e një takimi të përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, shkruan Gazeta Infokus.

Ky takim thirret me qëllim për të diskutuar rreth situatës në veri të Kosovës dhe kthimin e lirisë së lëvizjes.

Takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuciq, pritet të mbahet deri në fund të kësaj jave.

-Advertisement-

Bashkimi Evropian nëpërmjet këtij takimi tenton ta qetësoj situatën në veri të vendit pasi Qeveria e Kosovës të hënën e kaluar mori vendim për vendosjen e masave të reciprocitetit të targave të automjeteve që hyjnë nga Serbia në Kosovë.

Ky vendim nuk u mirëprit nga pala serbe të cilët vunë barrikada dhe protestuan në Jarinjë. Në protestë u pa edhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq.

Situata e tensionuar në veri po vazhdon ende ku në mesdite janë paraqitur sot në zonën kufitare , përfaqësuesit e Misionit Paqeruajtës, KFOR./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera