Kurti e Vitia takuan përfaqësuesit e agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, i falënderuan për vaksinat
Autori: Gazeta inFokus
13:28 | 30 March 2021
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia kanë pritur sot në takim përfaqësuesit e agjencive të Kombeve të Bashkuara që veprojnë në Kosovë.
Kryeministri Kurti i falënderoi agjencitë për kontributin që kanë dhënë për rindërtimin dhe zhvillimin e Kosovës dhe për sigurimin e kontingjentit të parë të vaksinave anti-Covid.
Duke folur për krizën me pandeminë në gjithë globin, kryeministri Kurti tha se kjo krizë në Kosovë u thellua edhe më shumë me rrëzimin e padrejtë të qeverisë vitin e kaluar.
Ai theksoi se aktualisht në Kosovë po ndodhin mesatarisht 10 vdekje në ditë, ndërsa asnjë pacient me koronavirus nuk po e mbijeton daljen nga respiratori.
Edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, duke i falënderuar për kontributin rreth kontingjentit të parë të vaksinës, tha se shpreson në bashkëpunimin e mëtejmë të agjencive të KB-së në tejkalimin e krizës me virusin.
Përfaqësuesit e agjencive të Kombeve të Bashkuara të pranishëm në takim uruan kryeministrin Kurti dhe ministrin Vitia për fitoren në zgjedhje dhe formimin e qeverisë.
Koordinatorja për Zhvillim e KB-ve, Ulrika Richardson tha se kabineti i ri qeveritar mund të llogarisë në ndihmën dhe mbështetjen e agjencive, por njëkohësisht tha se pret bashkëpunim dhe koordinim me qeverinë.
Edhe përfaqësuesit e tjerë e njoftuan kryeministrin Kurti dhe ministrin Vitia me punën që kanë bërë dhe po e bëjnë në Kosovë, duke ofruar përkrahjen e mëtejshme.
Kryeministri Kurti u premtoi përkrahjen e tij dhe të kabinetit, sepse siç tha ai, duam të bashkëpunojmë me të gjithë për të mirën e Kosovës.
Përveç koordinatores për Zhvillim të KB-ve, Ulrika Richardson në takim ishin të pranishëm edhe Maria Suokko, (UNDP), Anna Rostocka (IOM) Omar Siddique (UN HABITAT), Brendan Keirnan (UNOPS), Murat Sahin (UNICEF), Visare Mujko-Nimani (UNFPA), Vlora Nushi (UNËOMEN), Naser Krasniqi (FAO) Sery Koryak (ËHO), Lorik Pustina (UNDCO) Blerim Azizi (UNV), Rositsa Zaharieva (UNODC), Blerim Murtezi (ILO) Shpend Qamili (UNDCO).
Të tjera
-
Emërohet zëdhënësja e Qeverisë së Republikës së Kosovës
Qeveria e Republikës së Kosovës nga sot do të ketë dy zëdhënës. Kryeministri,...
-
Përfaqësues të disa shteteve i shkruajnë Vjosa Osmanin
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar sot telegrame ur...
-
Atifete Jahjaga me mesazh për Shefqet Krasniqin, publikon dy fotografi
Atifete Jahjaga publikon dy fotografi: Në krye të odës dhe në krye të shtetit...
-
‘Gratë e kanë vendin në kuzhinë’ – Qytetarja i kundërpërgjigjet me një fotografi Shefqet Krasniqit
Kaltrina Ibishi një qytetare e Kosovës përmes një postimi në llogarinë e saj ...
-
Zemaj kritikon Arben Vitin për menaxhimin e pandemisë
Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për...
-
“Jam krenar për ty”, Albulena Haxhiu pranon letër mirënjohje nga djali i saj
Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, e priti një dhuratë e bukur, pas nj...
-
Blerta Deliu i përgjigjet Shefqet Krasniqit: E bëra darkën, dola në konferencë, erdha në emision
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, i është kundë...
-
“Duhet të kërkojë falje”, edhe hoxhallarët kundër deklaratës së Shefqet Krasniqit për gratë
Hoxhë Shefqet Krasniqi, profesor në Fakultetin e Studimeve Islame, duke komen...
-
Degradohet drejtori i Departamentit të Shërbimeve Mbështetëse i Policisë së Kosovës, Hamdi Hyseni
Tjetër largim ka ndodhur sot brenda Policisë së Kosovës në kuadër të reformav...
-
Oda e Hotelerisë nesër dorëzon kërkesë që dasmat të mbahen me 250 persona
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHT), do të bëjë kërkesë që me 10 q...
-
Albin Kurti emëron edhe një zëvendësministër
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Bardhyl Dob...
-
Presidentja Osmani ua mbylle gojën kritikuesve në Twitter, por ja çfarë i kishte bërë Gjykata Trumpit në Amerikë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka gjetur “ilaç” për kritikuesit e saj n...