Fokus

Kurti e Rama shkaktojnë kaos në kufi – Ja si po maltretohen shtetasit shqiptar

Autori: Gazeta inFokus 19:05 | 01 June 2020

Nga 1 qershori, u mor vendim që pas mbylljes së kufijve shkaku i pandemisë, të njëjtit të hapen përsëri.

Kësisoj, kosovarët që po mësynë Shqipërinë, po kalojnë andej vetëm duke iu nënshtruar disa procedurave të shkurtra burokratike, shkruan gazeta inFokus.

Por, njëjtë nuk po ndodhë edhe me shtetasit shqitpar që po hynë në Kosovë.

-Advertisement-

Burimet nga institucionet e sigurisë i kanë treguar inFokusit për krejt telashet edhe vendimet e çudishtme që janë marrë për shqiptarët që po hynë në Kosovë.

“Qytetarët që po vijnë nga Shqipëria në Kosovë, deri në ora 12, janë fut me procedurat e njëjta sikurse kosovarët që kanë shkuar në Shqipëri, vetëm me disa procedura të thjeshta burokratike e pa ndonjë telashe. Krejt problemet filluan në ora 12”, i ka thënë ky burim nga institucionet e sigurisë gazetës inFokus.

Tash, në ora 12, erdhi një vendim i ri, i ka thënë ky burim inFokusit.

“Në ora 12, erdhi një vendim i ri, ku thuhej se asnjë shtetas i Shqipërisë nuk mund të kaloj pa pas ndonjë dëshmi që ka kryer testin e koronavirusit”.

E në këtë moment, filloi edhe tollovia, e cila si duket u shfrytëzua nga dikush, shkruan gazeta inFokus.

“Tash ata që nuk kishin të përfunduar testin e koronavirusit, e që dëshironin të hynë në Kosovë, për të kryer këtë procedurë shpejt, shkonin në Kukës, ku mund ta kryenin testin për koronavirus e që kushtonte 200 euro”, ka thënë ky burim për inFokusin.

Ndërsa, i njëjti i ka thënë inFokusit, se tash në këtë situatë, ishin edhe disa studëntë që kishin destinacion Kosovën, por pasi nuk kishin testin e kryer, u zbritën nga autobusët dhe mbetën nëpër pikat kufitare.

Por, ky nuk është telashi i vetëm.

Probleme patën edhe transportuesit e mallrave që vinin nga Shqipëria, shkruan gazeta inFokus.

Këtyre, tash, për të hyrë në Kosovë, po ju kërkohet të dezinfektohen.

“Prej orëve të hershme të mëngjesit, kamionat me mallra që kanë hyrë në Kosovë nga Shqipëria, deri pasdite ju kanë nështruar një rregulli të çuditshëm, ku janë detyruar që të bëjnë dezinfektim, e i cili ju ka kushtuar 20 euro, gjë që ka sjell kaos, pasi numri i kamionëve ishte i madh të cilët u ndalën aty. Më pas, kur u bë tollovi e madhe, erdhi vendimi që të lirohet nga ky rregull për dezinfektim. E në anën tjetër ku kosovarët po kalojnë në Shqipëri, nuk ka as kolonë as tollovi, pasi qytetarët po ju nënshtrohen vetëm disa formularëve të thjeshtë e procedurave të zakonshme burokratike”, i ka thënë ky burim inFokusit.

“Nga ana e Kosovës ne Shqipëri lejohen të hyjnë̈ të gjithë̈ shtetasit, por në qoftë se nuk posedojnë̈ konfirmim zyrtar brenda një afati kohor prej 4 ditësh që janë̈ “negativ” me COVID-19, atëherë̈ duhet të plotësojnë̈ formularin përkatës për vetëkarantinim për një periudhë 7-ditore, ndërsa kamionët duhet t’i nënshtrohen procesit të dezinfektimit para se të hyjnë̈ në territorin kosovar”./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera