Lajme

Kurti e quan moment historik mbledhjen e dhe asaj të Maqedonisë së Veriut

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 16 September 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se mbledhja e sotme mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut është historike.

Ai në konferencën për media pas përfundimit të takimit ka deklaruar se kanë arritur 11 marrëveshje të cilat janë për të mirën e jetës së dy vendeve dhe qytetarëve të tyre.

“Këtë vit Maqedonia e Veriut ka kremtuar 30 vjetorin e pavarësisë si dhe Kosova e kremtoi 13 vjetorin e pavarësisë së saj, kjo është mbledhja e parë që është mbajtur midis dy qeverive tona për ta intesifikuar dhe zgjeruar bashkëpunimin në shumë fusha. E falënderoj kryeministrin Zoran Zaev për pritjen e përzemërt dhe për organizimin e kësaj mbledhje të përbashkët. Më lejoni të shpreh ngushëllime të sinqerta për vdekjen e 14 personave në Spitalin modular të Tetovës. Ngushëllime edhe për familjet që i kanë humbur më të dashurit e tyre nga COVID-19. Në mbledhjen tonë biseduam edhe për bashkëpunimin në këtë krizë shëndetësore të shkaktuar nga koronavirusi për të dyja shtetet. Kjo mbledhje është shprehje e vullnetit për një etapë të re të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes dy shteteve”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera