Lajme

Kurti e pret në takim ish-kryeministrin britanik Blair

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 10 June 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ish-kryeministrin britanik, Tony Blair, i cili është duke qëndruar në Kosovë me rastin e 25-vjetorit të çlirimit.

Blair takimin po e zhvillon me Kurtin pak pasi përfundoi fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës.

Takimi i Kurtit me Blairin është duke u zhvilluar pa praninë e mediave në objektin e qeverisë.

-Advertisement-

Kryeministri Kurti, po ashtu sot në orën 16:00 merr pjesë në shënimin e 146- vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera