Kurti e pranon propozimin e BE’së për Asociacionin
Autori: Gazeta inFokus 20:55 | 26 October 2023
Qeveria e Kosovës në një komunikatë për media ka njoftuar se kryeministri Albin Kurti, e ka pranuar Marrëveshjen Bazike të Brukselit të 27 shkurtit 2023 dhe Aneksin Zbatues të Ohrit të 18 marsit 2023.
“Këto dokumente të dakorduara janë një sukses i përbashkët me Bashkimin Evropian. Marrëveshja duhet zbatuar në tërësi, pa kushte, pa vonesa”, thuhet në njoftim.
Në komunikatën e lëshuar nga Qeveria bëhet e ditur se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq e ka refuzuar marrëveshjen duke dhënë një arsyetim.
”Presidenti i Serbisë, Vucic, ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën, dhe ka kërkuar që t’i pranohet një letër anësore me të cilën praktikisht i zhbën tri parime të Marrëveshjes Bazë, të Aneksit të Zbatimit si dhe të draftit të propozuar nga pesë emisarët me 21 tetor 2023”, thuhet në njoftim.
Tutje, Qeveria e Kosovës ka treguar më në detaje zhvillimet e sotme në Bruksel.
”Në takimin e sotëm, me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, si dhe emisarin e tij, Miroslav Lajcak, Kryeministri Kurti i falënderoi të gjithë ata për rolin, angazhimin dhe kontributin për paqe dhe normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë”.
Qeveria e citon kryeministrin për deklaratat në lidhje me sulmin terrorist të 24 shtatorit, ku ka kërkuar ekstradimin e personave përgjegjës në Kosovë.
”Hetimet për grupin paramilitar e terrorist të sponzorizuar nga Serbia, duhet të përcaktojnë saktë se kush krejt çka bëri dhe si e ekzekutoi këtë akt agresioni, ndërkohë që nuk ka më dilema as te faktorët ndërkombëtarë mbi fajtorin. Grupi paramilitar terrorist i Milan Radoicic dhe përgjegjësit e tjerë duhet të ekstradohen në Kosovë, ku do të kishte një gjykim të drejtë dhe fer, aq më tepër kur dihet se sistemi i drejtësisë në Kosovë dhe proceset gjyqësore monitorohen nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX”.
”Kryeministri Kurti rikujtoi që ai ishte i gatshëm të nënshkruaj edhe në Bruksel më 27 shkurt 2023 edhe në Ohër më 18 mars 2023, edhe sonte, më 26 tetor 2023, duke theksuar që pikërisht Samiti i Këshillit Evropian në Bruksel është ngjarja e duhur, në vendin e duhur për nënshkrim të Marrëveshjes Bazike, përfshirë edhe draftin e ofruar nga BE-ja dhe ShBA-të për zbatimin e nenit 7 në ndërlidhje të nenit 10 të Marrëveshjes Bazike“.
Po ashtu, Kurti tha se Kosova e meriton statusin e vendit kandidat për BE.
”Për progresin demokratik dhe ekonomik të saj, Kryeministri Kurti tha që Kosova e meriton statusin e vendit kandidat për BE, pra edhe bashkimin e pesë shteteve të mbetura të Bashkimit Evropian me shumicën prej 22 sosh, në njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ndërkaq siguria e kufijve për Kosovën, bashkë me sigurinë kolektive në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ngriten cilësisht nëpërmjet Marrëveshjes për Partneritet për Paqe me NATO-n drejt anëtarësimit të Kosovës në aleancën veri-atlantike“.
Më tej Kurti në takim citohet të ketë thënë se ‘pranimi nënkupton nënshkrim, vetëm nënshkrimi nënkupton pranimin dhe garanton zbatimin‘.
Të tjera
-
Haradinaj për Krishtlindje viziton Pal Lekajn dhe ish-bashkëluftëtarin, Nik Hiseni
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se për Krishtlindje ka vizituar...
-
Ankesat e qytetarëve për ndërprerje të rrymës, Rizvanolli thotë se po ndodh për shkak të mbingarkesës së sistemit
Disa zona të Kosovës ditëve të fundit kanë mbetur për orë të tëra pa energji ...
-
Tre të lënduar nga aksidenti në magjistralen Pejë-Prishtinë, të përfshirë një autobus dhe një makinë
Zyra për media e Drejtorisë Rajonale e Policisë në Pejë kanë konfirmuar se në...
-
Reduktimet me rrymë, Syla: Dejona dhe Martin, meqë ka rrymë në veri, a po paguhet ajo?
Sekretari organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, ka r...
-
Pamje të rënda | Publikohen pamje të pasagjerëve pak minuta para rrëzimit të avionit në Kazakistan
Një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale ka zbuluar momentet e fundit të...
-
Mbesin pa ujë dy fshatra të Vushtrrisë
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se fshatrat Bajskë d...
-
Lista Serbe fiton rastin në PZAP për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur ditë më parë nuk ...
-
Bajrami i reagon Muratit që iu tha qytetarëve se mund t’i refuzojnë 100 eurot e ndara për pensionistë e fëmijë: Ke mbledh taksa, s’është buxheti yt
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hek...
-
Parandalohet një rast i kontrabandës në kufirin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Njësitet e Task Forcës – Lindje, në bashkëpunim me Doganën dhe Policinë e...
-
U raportua se Simiqi u sụlmua në veri, Elshani: Sipas informatave u lëndua nga një gotë e thyer
Gjatë ditës në media u raportua se anëtari i Listës Serbe, Igor Simiq, ës...
-
Papa Françesku bën thirrje t’i jepet fund lụftës në Ukrainë
Papa Françesku bëri thirrje sot për bisedime mes Ukrainës dhe Rusisë për t’i ...
-
Reduktimet e rrymës, Tahiri i reagon Ministrisë: Qytetarëve po u propozohet që të shtojnë konsumin gjatë tarifës së shtrenjtë
Besnik Tahiri, deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka rea...