Lajme

Kurti e përdor funksionin e tij dhe ministrat për t’i ndihmuar Vitisë në balotazh

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 08 November 2021

Kurti përmes një video të publikuar në Facebook, sikur i lë votuesit ta nënkuptojnë se nuk do ta mbështeste në planet e tij kandidatin e LDK-së, Përparim Ramën, po qe se qytetarët e kryeqytetit vendosin ta zgjedhin këtë të fundit për kryetar.

“Unë i kam 144 arsye për të votuar për Benin, por sot do ta ndaj vetëm një me juve. Beni do ta ketë mbështetjen time të plotë për planet e tij konkrete dhe të zbatueshme me të cilat do të zhvillohet Prishtina”, thotë Kurti.

Jo vetëm veten. Kryeministri e fton edhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca si dhe anëtarët tjerë të Qeverisë që të tregojnë se si do ta mbështesin Vitinë. Sikur edhe këta, Ramën nuk do ta mbështesin edhe po të fitojë.

-Advertisement-

“Tash i ftoj edhe kolegët e mi, Glauku, Hekuranin, Artanin, Hajrullahun, Rozetën, Donikën e të tjerët t’i tregojnë me video arsyet dhe planet e tyre për ta mbështetur Benin”, thotë Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso

Të tjera