Lajme

Kurti e Nagavci marrin pjesë në ceremoninë e përurimit të dy shkollave në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 03 September 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcin do të marrin pjesë në ceremoninë e përurimit të dy objekteve të reja shkollore në komunën e Podujevës.

Sipas njoftimit, ceremonia në shkollën në fshatin Dumosh do të mbahet më 4 shtator në orën 09:30, ndërkohë ajo në objektin e shkollës në Obrançë nis në orën 10:30, raporton Klankosova.tv.

Pos Kurtit e Nagavcit, në ceremoni marrin pjesë edhe zyrtarë të tjerë qeveritarë dhe deputetë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera