Lajme

Kurti e Mehaj takohen me Gjeneralmajorin e Iowas, e falënderojnë për bashkëpunimin

Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 14 May 2022

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, kanë takuar Gjeneralmajorin e Gardës Kombëtare të Iowas, Benjamin Corell, si dhe pjesëtarët e FSK-së që po qëndrojnë për trajnime në Iowa.

Ministri Mehaj tha se falënderuan Gjeneralmajorin për bashkëpunimin e vazhdueshëm.

“Corell vlerësoi lartë kontributin e ushtarëve tanë në misionet e paqes në Lindjen e Mesme, e në anën tjetër ne e falënderuam për bashkëpunimin e vazhdueshëm, faktin që Republika e Kosovës tashmë shihet si partner i besueshëm i gatshëm për bashkëzbarkim me Gardën Kombëtare të Ioëas në çdo mision”, ka shkruar Mehaj në një postim në Instagram.

-Advertisement-

Tutje Mehaj tha se partneritet ndërmjet Kosovës dhe Iowas ka ndihmuar në shkëmbimin e vlerave dhe përvojave, dhe se do t’u ofroj qytetarëve të të dy shteteve mundësi më të mëdha.

“Kosova me rininë e saj dhe Ioëa me kompanitë e gatshme për investim, janë sinergjia e një miqësie të përjetshme me rezultate shumë pozitive”, ka shkruar Mehaj.

“Misionet paqeruajtëse, kërkesa për bazë të përhershme ushtarake amerikane në Republikën e Kosovës dhe vullneti i Qeverisë për bashkëpunim në industrinë e mbrojtjes, janë mesazh i qartë i qëndrimit tonë karshi aletatëve tanë dhe gatishmërisë së vazhdueshme që kemi për të qenë kontribues të sigurisë në botë”, përfundoi ministri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera