Lajme

Kurti e Latifi u pritën nga drejtuesit e New York Medical College

Autori: Gazeta inFokus 23:52 | 22 May 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, gjatë vizitës në New York, u pritën në takim nga drejtuesit e New York Medical College, zëvendëspresidenti Salomon Amar, zëvendëspresidenti për Çështje Qeveritare, Robert Amler, si dhe zëvendëspresidenti i lartë, Michael Newman.

Në takim u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të shëndetësisë siç janë: menaxhimi i shëndetësisë dhe programet e shëndetit publik, arsimimi shëndetësor dhe trajnimi në fusha të ndryshme, si trauma dhe menaxhimi i katastrofave dhe emergjencave.

U bisedua edhe për mundësinë e shkollimit të studentëve nga Kosova në këtë kolegj dhe për zhvillimin e projekteve të përbashkëta në punën hulumtuese-shkencore e në bioteknikë.​

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera