Lajme

Kurti e Kosnett, diskutojnë për Specialen dhe pandeminë

Autori: Gazeta inFokus 20:32 | 23 November 2020

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, së bashku me nënkryetarin Besnik Bislimi sot zhvilluan një bashkëbisedim virtual me ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë Philip Kosnett dhe dy këshilltaret e tij, Amy Carnie dhe Mia Ter Haar.

Gjatë takimit u diskutua mbi situatën aktuale politike në Kosovë, marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve mike, gjendjen e rëndë me pandeminë koronavirus dhe Gjykatën Speciale, njofton Lëvizja Vetëvendosje.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera