Kurti e konfirmon: Komisioni Evropian dje ka prezantuar para PE-së listën e masave kundër Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 29 June 2023
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka konfirmuar se Komisioni Evropian gjatë ditës së djeshme ka prezantuar para Parlamentit Evropian një listë të masave kundër Kosovës.
Ai ka thënë e BE-ja aleatin dhe partnerin më të sinqertë dhe më të qëndrueshëm në rajon e ka Kosovën duke u bazuar në vlerat e saja evropiane, parimeve demokratike dhe interesave afatgjate.
“Komisioni Evropian dje ka prezantuar para Parlamentit Evropian një listë të masave kundër Kosovës. Bashkimi Evropian te Kosova e gjen aleatin partnerin dhe aleatin e saj më të sinqertë dhe të qëndrueshëm në rajon sipas vlerave evropiane, parimeve demokratike dhe interesave afatgjate. Kosova të tillë e ka qeverinë, të tillë popullin”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se në disa raste kanë qenë kritik ndaj BE-së por asnjëherë cinik apo të hidhëruar.
“Në raste kemi qenë kritik ndaj BE-së por asnjëherë cinik as të hidhëruar”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se aplikimin për anëtarësim në BE në dhjetor të vitet të kaluar e kanë bërë duke besuar se Kosova meriton të jetë pjesë e këtij unioni.
“Kur në dhjetor të vitit të kaluar dorëzuam aplikimin tonë për anëtarësim atë e bëmë duke besuar, që meritojmë që në një të ardhme të paparashikueshme të jemi pjesë e këtij unioni sepse besojmë në këtë union”, tha Kurti.
Ai ka folur edhe për raportin e fundit të hartuar nga Komisioni Evropian për Kosovë si cili raport sipas tij, e vlerëson Kosovën në dritën më pozitive, si në luftën ndaj krimit e korrupsionit, në zhvillim ekonomik ashtu edhe në vlerësim të kornizës ligjore në përputhje me të BE-së.
“Pavarësisht zhvillimeve rrethanore ne e vlerësojmë përkrahjen e ndihmën e Bashkimit Evropian përgjatë gjithë këtyre viteve dhe menxi e presim pyetësorin për anëtarësim sepse Evropa është kontinenti ynë e BE është fati ynë”, ka thënë Kurti.
Të tjera
-
Tenderi i dyshimtë për avokatin Isuf Zejna, Nagip Krasniqi e implikon profesorin e UP-së
Nagip Krasniqi ka thënë se miku i tij, profesori i Universitetit të Prishtinë...
-
Aksident në Dubravë të Suharekës, pesë persona të lënduar
Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodh...
-
Ramush Haradinaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Anton Berishës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekj...
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë trajnim në Boondsteel: Përpjekje e misionit për të mbështetur të gjitha komunitetet
KFOR ka bërë të ditur se ushtarët amerikanë që janë pjesë e këtij misioni në ...
-
Vuçiq e nis vitin duke thënë se dy shtete të mëdha do ta tërheqin njohjen e Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar që “në periudhën e ardh...
-
Çmime të njejta dhe lirim nga pagesa për 7 kategori, Komuna tregon për unifikimin e privatëve me Trafikun Urban
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se është unifikuar sistemi i transportit...
-
Shefi dhe Zëvendësi i Hamasit vritẹn në sulmin ajror në Gaza
Në një sulm ajror izraelit të enjten, u vra shefi i Hamasit dhe zëvendësi i t...
-
Vëllezërit pesë dhe nëntë vjeç, në mesin e 12 viktimave e djeshme të tragjedisë në Cetinje
Nëntë vjeçari Vukan dhe vëllai i tij pesëvjeçar Jovan Vulletiq janë viktimat ...
-
Kritika ndaj Arabisë Saudite për rritjen e numrit të dënimeve me vdẹkje
Dy grupe për të drejta të njeriut e kanë kritikuar Arabinë Saudite për rritje...
-
Anulohen 4 fluturime në aeroportin “Adem Jashari”, dje u anuluan 38
Edhe sot janë anuluar katër fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinë...
-
900 në Merdare dhe 800 metra kolona te Dheu i Bardhë, mërgimtarët po presin deri në dy orë
Me kthimin e mërgimtarëve, kolona të gjata po krijohen këto ditë në dalje të ...
-
Biden nderon 20 amerikanë me Medaljen Presidenciale të Qytetarisë
Presidenti amerikan Joe Biden do t’u japë 20 amerikanëve nderimin e dytë më t...