Kurti e konfirmon dorëheqjen e ministrit Latifi, tregon kush do ta zëvendësojë
Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 07 October 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim ish ministrin e shëndetësisë, Rifat Latifi, i cili dha dorëheqje të enjten me 6 tetor.
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate nga zyra e kryeministrit ku thuhet se Kurti i shprehu mirënjohje Latifit për punën dhe kontributin e tij.
“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për punën, angazhimin dhe kontributin e tij. Ai falënderoi Dr. Rifatin që nuk ka kursyer jo vetëm dijen e përvojën e tij, por edhe kontaktet e shumta ndërkombëtare, për ta ndihmuar e avancuar sektorin dhe sistemin e shëndetësisë në Kosovë. Kryeministri i dëshiroi suksese në vijim, dhe shprehu vullnetin për mënyra të tjera për bashkëpunim në të ardhmen”, thuhet në komunikatë.
Derisa është konfirmuar se në pozitën e tij si ushtruede e detyrës së ministres do të jetë, Dafina Gexha-Bunjaku.
“Duke e falënderuar për besimin dhe bashkëpunimin, Dr. Rifati shprehu gatishmërinë e tij dhe u zotua për vazhdim të mbështetjes si profesionist, akademik e qytetar, sidomos në projektet e filluara tanimë. Njëkohësisht, Kryeministri Kurti sot ka emëruar zëvendësministren Dafina Gexha-Bunjaku për ushtruese të detyrës së Ministres në Ministrinë e Shëndetësisë”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se ish ministri në letrën e dorëheqjes ka thënë se ka lënë edhe një raport për të gjithë të gjeturat e tij në sektorin e shëndetësisë./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Presidentja Osmani kujton Tahir Zemajn: Do të jetë gjithmonë simbol i sakrificës dhe i luftës për liri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar në 22-vjetorin e vdekjes së he...
-
Deputeti Shala viziton një ndërmarrës të sukseshëm në fshatin Arllat, i premton përkrahje
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka vizituar të shtunë...
-
Borut Pahor heq dorë përfundimisht nga synimi për emisar i dialogut Kosovë – Serbi, tregon arsyen
Ish-presidenti slloven, Borut Pahor, përmes një letre ka bërë të qartë që s’k...
-
Komandanti i KFOR-it tregon pse s’i dha leje Kurtit që ta çojë FSK-në në Veri pas sulmit në kanalin Ibër-Lepenc
Komandanti i KFOR-it, gjenerali Enriko Borduani, ka folur në një intervistë p...
-
Vuçiq: Kurti e do Listën Sebe jashtë zgjedhjeve sepse është parti e padëgjueshme për të
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për atë që po ndodh në Kosov...
-
Haradinaj prezanton planin për daljen nga kriza energjetike
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Hidhet mjet piroteknik në drejtim të karabinierëve të KFOR-it në Mitrovicë
Një i mitur në Mitrovicën e Jugut ka hedhur një mjet piroteknik në drejtim të...
-
Ministrja e Jashtme gjermane: BE-ja nuk do të financojë islamizimin e Sirisë
Bashkimi Evropian do t’i vëzhgojë nga afër lëvizjet politike në Siri dhe do t...
-
Ndodhë në Deçan: Nipi ia vjedh gjyshes 9 mijë euro, një pjesë ia jep dy të miturve për të blerë ạrmë
Një i mitur në Lëbushë të Deçanit dyshohet se i ka vjedhur 9 mijë euro në sht...
-
SHBA: Agjencitë e zbulimit të shqetësuara për sulme të ngjashme me atë të New Orleans
Agjencitë amerikane të rendit dhe zbulimit janë të shqetësuar se mund të ketë...
-
Rrahje masive në Pejë, të përfshira edhe katër gra
Dhjetë persona janë përfshirë gjatë së premtes në një rrahje masive në qyteti...
-
Trump do të dënohet nga gjykata pak para se ta marrë detyrën e Presidentit
Një gjykatës ka urdhëruar që Donald Trump të dënohet më 10 janar për çështjen...