Lajme

Kurti e kishte temë ngrohjen edhe si opozitar, kështu e thumbonte qeverinë Hoti

Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 29 September 2022

Çështja e ngrohjes dhe izolimit të shtëpive ishte temë e kryeministrit Kurti edhe sa ishte opozitë e qeverisë Hoti. Tash kur po afrohet stina e dimrit dhe fillon ulja e temperaturave, qeveria po kërkon që kosovarët të kursejnë energji elektrike, të mos ngrohen me rrymë por me forma tjera alternative dhe t’i izolojnë shtëpitë e tyre, raporton Gazeta Express.

Kurti para dy vjetëve thoshte se 40.2% e familjeve kosovare nuk janë në gjendje të përballojnë mbajtjen e shtëpisë të ngrohtë në mënyrë adekuate shkaku i gjendjes së rëndë ekonomike. Për këto shifra ai thirrej në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

-Advertisement-

Shifra e lartë e qytetarëve që s’kanë mundësi t’i izolojnë shtëpitë shkaku i gjendjes së vështirë financiare s’po i bën përshtypje vartëses së Kurtit, ministres Artane Rizvanolli.

Ajo sot në Kuvendin e Kosovës u kërkoi kosovarëve që t’i izolojnë shtëpitë para se të troket stina e dimrit.

“Izoloni shtëpitë, para se të bëhet ftohtë, Ndërroni mënyrën e ngrohjes”, këshilloi ministrja e Kurtit pa dhënë opsione se si ta realizojnë këtë qytetarët e Kosovës, kosto e të cilës është e papërballueshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera