Lajme

Kurti e Hyseni simbolikisht hapin edicionin e 32-të “Flaka e Janarit”, ndezin flakadanët

Autori: Gazeta inFokus 22:56 | 11 January 2023

Me ndezjen e flakadanëve në Teatrin e Qytetit në Gjilan dhe te Varrezat e Dëshmorëve, zyrtarisht ka filluar edicioni i 32-të i Manifestimit Mbarëkombtër “Flaka e Janarit 2023” në Gjilan.

Bëhet e ditur se në ceremoninë e hapjes së këtij manifestimi, i pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti, i cili ndezi simbolikisht flakadanin, së bashku me kryetarin Alban Hyseni, për të ndriçuar qytetin e Gjilanit me simbolikën e flakës, si sinonim i sakrificës së dëshmorëve të të gjithë brezave deri në ditët tona.

Kreu i ekzekutivit, paraprakisht, në shenjë nderimi e respekti për ata që dhanë jetët e tyre për lirinë e Kosovës, ka vizituar disa familje të dëshmorëve në Gjilan.

-Advertisement-

Ndërkaq, në fjalën e tij, kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në cilësinë e nikoqirit, nën patronatin e të cilit mbahet manifestimi, e ka cilësuar tejet të rëndësishme këtë ngjarje për qytetin e Gjilanit dhe mbarë Anamoravën, në nderim e kujtim të dëshmorëve përmes veprave artistike.

Nga Komuan e Gjilanit njoftojnë se flakadanët do të qëndrojnë të ndezur 20 ditë me radhë, për të ndriçuar, siç thuhet,  si feniksi veprën sublimeve të heronjve, por edhe si simbolikë nderimi e dedikimi për jetën dhe veprat madhore të dëshmorëve të kombit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera