Lajme

Kurti e Hetemi takohen sot për draft-metodologjinë e Institutit për dokumentimin e krimeve të luftës

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 29 August 2024

ZKM ka njoftuar se sot kryeministri Kurti do të marrë pjesë në takimin për draft-metodologjinë e Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, ku do të jetë edhe drejtori i Institutit, Atdhe Hetemi.

Takimi do të nisë në ora 13:00 në ndërtesën e Qeverisë.

Njoftimi i ZKM’së:

-Advertisement-

Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës e datës 29.8.2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në takimin për draft-metodologjinë e Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, për dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve të luftës. Së bashku me kryeministrin, pjesëmarrës do të jetë dhe Atdhe Hetemi, Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë

KOHA: 13:00

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera