Lajme

Kurti e fton Scholz-in që të vijë në Kosovë bashkë me investitorë

Autori: Gazeta inFokus 20:06 | 04 May 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka ftuar Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, që ta vizitojë Kosovën me një delegacion të madh investitorësh, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Sipas komunikatës së Zyrës së Kryeministrit, gjatë takimit me Scholz, Kurti ka përmendur mërgatën e madhe të Kosovës që jeton në Gjermani.

“Kryeministri Kurti veçoi mërgatën e madhe të Kosovës që jeton në Gjermani dhe interesimin për të investuar në Kosovë. Ai e njoftoi Kancelarin për progresin e arritur në një vit qeverisje në Kosovë, duke potencuar rezultatet në zhvillimin e ekonomisë dhe përmirësimin në të gjithë indikatorët e demokracisë. Përmendi edhe përpjekjet e mëdha për të fuqizuar sundimin e ligjit dhe suksesin në luftimin e kontrabandës, krimit dhe korrupsionit. Kosova është tregim suksesi, prandaj edhe kemi nevojë për ndihmën e Gjermanisë si shtet i rëndësishëm brenda Bashkimit Evropian dhe akter i rëndësishëm në botë”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

-Advertisement-

Ndryshe, pak ditë pasi u kthye nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku s’arriti të zhvillonte ndonjë takim fort të rëndësishëm, kryeministri Albin Kurti ka shkuar sot në Gjermani.

I pari i Qeverisë së Kosovës ka udhëtuar atje me ftesë të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz.

Pas takimit që u zhvillua në Bundestag, Scholz e Kurti u janë drejtuar gazetarëve lidhur me përmbajtjen e takimit.

Kurti përsëriti se Gjermania është vend aleat për Kosovën, derisa shtoi se të dy vendet ndajnë vlera të përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe barazisë./Reporteri.net

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera