Lajme

“Kurti e di, për të tjerët s’ka gajle”, Haziri për veriun e dialogun: Qeveria në qiell e populli në buqillë!

Autori: Gazeta inFokus 14:00 | 21 May 2023

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka ngritur disa pikëpyetje për të cilat thotë se nuk po merr përgjigje nga kryeministri Albin Kurti, duke filluar nga dialogu, situata në veri e deri te projektet kapitale të komunave.

Sipas tij, shefi i qeverisë nuk po tregon se kur betohen kryetarët e rinj të komunave veriore, kur kthehen zyrtarët bojkotues të institucioneve në veri, kur e zbaton draftimin e Asociacionit për vetëmenaxhimin e Komunave me Shumicë serbe apo “kur e zbaton vendimin me kërkesën e tij për hapjen e urës për veriun e Mitrovicës”.

Ai shtoi gjithashtu se Kurti nuk tregon planin për kthimin e refugjatëve në atdheun e tyre për Mitrovicë dhe komunat në veri, “nuk tregon kur ia kthen buxhetin vetanak komunave, nuk tregon kur përfundon autostrada për Gjilan, Mitrovicë e Pejë, si dhe 780 milionë euro të investimeve kapitale kur përfundojnë”.

-Advertisement-

“Kurti nuk tregon kur ta merr shpresën se i duhet me vazhdu shitjen e mjegullës politike për paaftësinë e ekipit dhe bedelëve të tij”, shkroi ai në Facebook.

“Veç Kurti e di se cili prokuror, gjykatës, polic, mjek, anëtar bordi, kryeshef agjencie e drejtues tjerë institucionalë i pëlqen atij, kryekuvendarit dhe Presidentes”, shtoi Haziri.

Sipas ish-kryetarit të Gjilanit, për të tjerat çështje nuk ka gajle. “Populli thotë: Qeveria në qiell e populli në buqillë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera