Lajme

Kurti e cilësoi Thaçin anëtarë të ekipit të tij për dialogun me Serbinë – reagon këshilltari i Presidentit

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 08 April 2020

Kryeministri në detyrë Albin Kurti në një letër që i kishte shkruar të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, e kishte përmendur edhe ekipin dialogues.

Atë do ta udhëheqë Albin Kurti e anëtarë do të jetë Hashim Thaçi, shkruan gazeta inFokus.

E ndaj kësaj ka reaguar këshilltari i Presidentit Hashim Thaçit, Adil Behramaj.

-Advertisement-

Behramaj ka thënë që Kurti t’i marr 82 deputetët që e shkarkuan e të shkoj me ta në dialog.

“Një ide për ekipin e dialogut të Albin Kurtit, i cili po pretendon ta mbajë të kapur Qeverinë. Le t’i merr me veti 82 deputetët që e kanë shkarkuar dhe le të shkojë në Bruksel për të dialoguar me Lajçakun”, ka thënë Behramaj.

Ndërsa, Behramaj i ka kujtuar një tjetër gjë që Kurti duhet ta bëj sipas tij.

“Imagjinatën le ta livadhisë sa të dojë, por është koha që ta sjellë emrin e mandatarit të ri dhe të mos sillet sikur nuk është i shkarkuar si kryeministër. Që dy dekada ka folur për kapje të institucioneve dhe tash as i shkarkuar nga 2/3 e deputetëve nuk po shkapet nga Zyra e Kryeministrit!”./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera