Lajme

Kurti: Duhet zbatim i marrëveshjeve me Serbinë, por kjo s’po ndodh si shkak i Beogradit

Autori: Gazeta inFokus 21:27 | 07 June 2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se ajo se çka nevojitet tani është implementimi i marrëveshjeve me Serbinë.

Sipas Kurtit, ajo se çka nuk po ndodh tani është pikërisht implementimi, e që fajtor për këtë e la Beogradin.

“Ne kemi nevojë për marrëdhënie të mira, por s’mund të kthehemi në vitin 2008 as në vitin 1999 por duhet të shohim përpara, e që rruga përpara është Bashkimi Evropian e NATO”, tha Kurti për France24.

-Advertisement-

Tutje, ai foli edhe për ndikimin rus në Serbi dhe rrugën e saj drejt BE-së, ku tha se vite më parë, vullneti i popullit serb për tu bërë anëtarë të BE-së ishte shumë më e madhe se tani, teksa shtoi se edhe Rusia edhe Serbia e urrejnë Kosovën si storje suksesi.

“Të dyja e urrëjnë Kosovën si storje suksesi dhe progresin ekonomik të Kosovës. Jemi një storje suksesi por Beogradi e Moska s’e pëlqejnë këtë”, tha Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera