Lajme

Kurti: Dua Lipa, diplomatja më e mirë që mund ta këtë Kosova

Autori: Gazeta inFokus 20:21 | 11 November 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka shkruar për këngëtaren Dua Lipa në Twitter, pasi kjo mori çmimin për lidership nga “Atlantic Council”

Albin Kurti e ka konsideruar Dua Lipën si ambasadoren më të mirë që Kosova mund ta këtë sot në botë.

Kjo deklaratë e kryeministrit vjen pasi që Dua Lipa mori sot çmimin nga Atlantic Counsil. Ajo madje mbajti edhe një fjalim atje.

-Advertisement-

“Dua Lipa nuk është vetëm njëra prej këngëtarëve më të famshme në botë, ajo është një aktiviste që inspiron lëvizje për ndryshim, ajo është diplomatja më e mirë që Kosova mund ta këtë apo të këtë shpresuar për të. Urime për çmimin nga Atlantic Council. Ti je një inspirim dhe vendi i juaj është krenare për ju”, ka shkruar Kurti në këtë postim.

Kujtojmë se Dua Lipa deri tani ka marrë një sërë çmimesh, përfshirë edhe çmime Grammy, që është çmimi më i madh që mund ta marrë një këngëtarë.

E teksa ajo pranoi çmimin ajo foli edhe në gjuhën shqipe paksa.

“Siç e themi në Kosovë, Mirëmbrëma”, tha Dua në prezantimin e saj, fillimisht, ku tha se çmimin ia dedikon të rinjve në Kosovë.

“A nuk do të ishte e përshtatshme nëse Kosova do të mund të zinte vendin e saj brenda atij bashkimi paqësor, të lulëzonte ekonomikisht përkrah fqinjëve tanë dhe të shëronte dhimbjen e konfliktit? Me këtë vizion në mendje, unë e pranoj këtë çmim me mirënjohje për të gjithë të rinjtë e Kosovës”, tha ylli kosovarë me famë botërore, shkruan GazetaExpress.

Atlantik Council, arsyetoi çmimin e Dua Lipës duke thënë se “këngëtarja e pikturoi vendlindjen e prindërve të saj si një qendër kulturore”.

“E nderuar për përpjekjet e saj për të ndihmuar Kosovën përmes Fondacionit të saj Sunny Hill, i cili synon të përmirësojë cilësinë e jetës në kombin e ri, artistja me origjinë shqiptare e pikturoi vendlindjen e prindërve të saj si një qendër kulturore të lulëzuar ‘duke shpërthyer me kreativitet’”, thuhet në arsyetim.

“Kemi vetëm 13 vjet të pavarur në rrugëtimin tonë të pavarësisë dhe si pjesë e një komuniteti të fortë ndërkombëtar, ne do të lulëzojmë emocionalisht. Ne do të lulëzojmë ekonomikisht dhe kulturalisht. Është në gjenet tona”, tha Dua.

Në anën tjetër për këtë çmim ka reaguar edhe Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

“Shumë e lumtur që takova Duan në evenimentin e ndarjes së çmimeve të Lidershipit të Shquar 2021 në Këshillin Atlantik. Dua ti ke ndikim të madhë në botë”, ka shkruar Von der Leyen në Twitter.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera