Lajme

Kurti: Drejtësia, punësimi dhe Integrimet Evropiane preokupimet kryesore të Qeverisë së ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 21:58 | 23 October 2019

Albin Kurti, Kandidati për Kryeministër nga VV-ja, ka takuar gjatë ditës së mërkurë deputetët e SPD-së, Stefan Schëartze dhe Josip Juratovic.

Kurti tha se falenderoi ata për mbështetjen e dhënë gjatë fushatës zgjedhore, shkruan gazeta inFokus.

“Gjatë ditës së sotme, në Bundestagun gjerman takova deputetët e SPD-së, z. Stefan Schwartze dhe z.Josip Juratovic. I falënderova për mbështetjen që na e kanë dhënë në Berlin e në Kosovë, sidomos gjatë fushatës zgjedhore nga e cila VETËVENDOSJE! doli fituese me 6 tetor” shkruan Kurti.

-Advertisement-

Gjithashtu Kurti tha se takoi edhe deputetin, Manuel Sarrazi, me të cilin diskutuan për gjendjen socio-ekonomike në Kosovë.

“Më pastaj takova edhe deputetin nga Të Gjelbërit, z. Manuel Sarrazin, me të cilin diskutuam për gjendjen socio-ekonomike në Kosovë, atë politike edhe në rajon, si dhe mundësitë e bashkëpunimit me qeverinë tonë të re për mbrojtjen e mjedisit në Kosovë” shkruan kandidati për kryeministër.

Kurti tha se takoj edhe deputetin tjetër të SPD-së, Metin Hakverdi, me të cilin sipas tij bisedoi për drejtësinë, punësimin, dhe integrimet Evropiane të cilat “do të jenë preokupimet kryesore të qeverisë Kurti për të ardhmen”./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera