Lajme

Kurti: Do t’i kemi 61 deputetë

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 03 March 2021

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur i bindur se partia e tij i ka votat për të formuar qeverinë e re.

Ai gjatë një konferencë në në Tiranë, ka thënë se nuk ka nevojë për një kompromis sepse partia e tij do t’i ketë 61 deputetë.

“Do të jemi aty rrotull 60 deputetëve. Me siguri do ta kemi deputetin e komunitetit egjiptian Elbert Krasniqin, me siguri do ta kemi deputeten e komunitetit boshnjak, Emilia Rexhepi, do t’i kemi edhe disa të tjerë. Na nevojiten 61, do ta kalojmë numrin 61. Nuk do të kemi nevojë për kompromise me eksponentët e regjimit të vjetër sepse populli e do të renë. Populli e ka bërë prerjen, nuk e kemi ndërmend t’ia shkelim vullnetin e t’ia devijojmë dëshirën”, ka thënë Kurti./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera