Lajme

“Kurti do të shqyrtojë vendosjen e ambasadës në Jerusalem”, ky është reagimi i LVV-së

Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 01 March 2021

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka reaguar pas raportimeve se, kryetari i kësaj partie, Albin Kurti ka pranuar të shqyrtojë mundësinë e vendosjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Ai ka publikuar një paragraf të këtij lajmi duke e mohuar se Kurti ka pranuar një gjë të tillë, shkruan Gazeta inFokus.

“Për disa portale qe per synim kane sulmin dhe dezinformimin. Ja paragrafi qe nuk ka lidhje me ate cfare nxjerrin ne tituj:

-Advertisement-

“Sa i përket çështjes rreth vendosjes së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem, Kurti tha se njohja dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit është shumë e rëndësishme për Kosovën, dhe mundësi e mirë për zhvillim, ndërsa rreth vendit se ku do të vendoset ambasada është një çështje që do të shqyrtohet duke parë edhe dokumentacionin e qeverisë në ikje”, shkruan Manxhuka.

Ky është njoftimi i plotë nga takimi i Kurtit me me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, njoftim prej të cilit edhe erdhi ky paragraf që ka publikuar zëdhënësi i VV-së./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera