Lajme

“Kurti do të kërkojë diskutim për 6 kushtet për Asociacionin”, analisti: Pse mund të jetë i dështuar takimi i 27 shkurtit në Bruksel

Autori: Gazeta inFokus 08:53 | 20 February 2023

27 shkurti do t’i bëjë bashkë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

E, në këtë takim shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell shpreson që Kosova dhe Serbia ta pranojnë planin franko-gjerman.

Lidhur me këtë takim, njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Shqiprim Pula, thotë se takimi pas shumë muajsh mes Kurtit e Vuçiqit do të jetë në itinerarin e takimeve të rregullta mes tyre.

-Advertisement-

“Takimi i 27 Shkurt, 2023 konsiderohet të jetë e thirrur nga përfaqësuesi i lartë i Unionit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, njëherësh edhe zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian zotëri Josep Borrell, si mundësi takimi ndërmjet përfaqësuesve politikë të dy vendeve, Kosovës e Serbisë, si palë në dialog, të cilët në këtë format nuk janë takuar prej muajsh, andaj, takimi kryesisht do të mbetet në kontekst të një itinerari i takimeve të pretenduara si të rregullta ndërmjet tyre”, thotë ai.

Por, Pula shton se Kurti do ta kërkojë diskutimin e 6 pikave për Asociacionin, po ashtu dhe do të diskutohet plani evropian.

“Por, po ashtu, pashmangshëm se nga ana e kryeministrit Kurti, do të kërkohet diskutimi mbi 6 pikat e bëra publike, në seancën e Kuvendit më 2 Shkurt, 2023 ku theksoi se të njëjtat ua ka përcjellë edhe Brukselit zyrtar; si dhe, diskutim i mundshëm do jetë përmbajtja e propozimit “Evropian” (të cilin ne nuk e kemi parë në tërësinë e saj dhe po ashtu nuk po e dimë saktë nëse i ka 10 apo 11 pika!?), por, që mbetet për t’u parë nëse vërtet këto do të jenë dy temat substanciale për diskutim ndërmjet palëve dialoguese”, vlerëson analisti për Gazeta Blic.

Duke ditur qëndrimet serbe, ai thotë se takimi mund të jetë edhe i dështuar e nëse dhe 6 pikat e kryeministrit refuzohen nga pala serbe, takimi do të kalojë pa ndonjë substancë dialogimi.

“Mbase takimi edhe mund të jetë i dështuar (…) sepse pala Serbe nga deklarimet publike, kanë thënë që propozimi “Evropian” është i papranuar si i tillë, përveç se, si ide. E po ashtu, edhe 6 pikat e kryeministrit do të refuzohen për diskutim nga pala serbe, e nëse ndodh kështu, atëherë, ky takim i planifikuar për 27 shkurt 2023 do të kalojë pa ndonjë substancë dialogimi, meqë, kemi deklarimet publike të kryeministrit se do të kërkojë nga Brukseli zyrtar, respektivisht lehtësuesit e dialogut që të konsiderohen për adresim dhe trajtim, të cilat, për nga konteksti i tyre do të refuzohen nga përfaqësuesi serb”, deklaron Shqiprim Pula.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera