“Kurti do të jetë në pushtet mbi 10 vjet, për Osmanin bëhen votat pa problem”
Autori: Gazeta inFokus
11:57 | 22 February 2021
Albin Kurti ka qenë në pushtet për vetëm 50 ditë, por pas fitores së 14 shkurtit pushtetin do ta mbajë së paku edhe 10 vjetët e ardhshme, mendon Agim Bahtiri, kryetari i Komunës së Mitrovicë së Jugut dhe bashkëpunëtori politik i Kurtit.
Për Bahtirin parashikimi për dominancën e Kurtit nuk është në nivel prognoze individuale, por një vrojtim i përgjithshëm.
“Të gjithë e kanë kuptuar”, thotë Bahtiri për Albanian Post.
“Albin Kurti do të jetë në pushtet mbi 10 vite”, shprehet ai.
Bahtiri e ka bindje po ashtu se jetëgjatësia mbidekadshe në pushtet e Kurtit, do t’i shkojë në favor qytetit që ai e udhëheqë.
“Pres investime të mëdha nga Qeveria Kurti pasi qeveria e kaluar edhe ato projekte që kanë qenë m’i ka ndaluar”, deklaron Bahtiri duke shprehur revoltën në raport me qeveritë e deritanishme.
Pas fitores së Vetëvendosjes, Bahtiri ka siguri se do jetë ndryshe.
“Presim ditë më të mira për Mitrovicën”, thotë kryetari i qytetit që mbeti i ndarë që nga lufta e fundit.
“Kurti si kryeministër t’i kthejë investimet në Mitrovicë, pasi ky qytet është në gjendje të rëndë”.
Prioritet për “Qeverinë Kurti 2”, sipas Bahtirit, do të jetë edhe “ringjallja” e minierës së Trepçës.
“Pres që të ketë investime edhe në Trepçë. Mendoj që Kurti do ta ketë në prioritet fuqizimin e Trepçës”.
Mirëpo, përveç përkrahjes për qeverinë, ndihmë me prezencën e tij nuk do t’i jep Kurtit.
Madje, duke folur për Albanian Post, tregon se ofertën për të qenë pjesë e qeverisë së re e ka pasur, por e ka refuzuar.
“Nuk e lë Mitrovicën”, thotë Bahtiri që aktualisht vazhdon mandatin e dytë të tij si kryetar i komunës.
“Oferta kam pasur edhe më herët, por unë jam i përqendruar për punë të mira në Mitrovicë”.
Një nga këto punë të mira është edhe lirimi për qarkullim të veturave në urën mbi Ibër – lumi që ndan qytetin etnikisht, veç tjerash.
Bahtiri është optimist. Thotë se “shpejt do të lirohet edhe për qarkullimin e automjeteve”.
“Është e panevojshme që mos të jetë e lirë, pasi qe sa vite nuk kemi asnjë problem ndëretnik”.
“Lirimi i urës” mund të jetë edhe motoja e fushatës së ardhshme për garën komunale në Mitrovicë. Zgjedhjet lokale mbahen këtë vit dhe Bahtiri i ka bërë të qarta ambiciet e tij për “hat trick” – do dhe një katër vjeçar në krye.
Në këtë intervistë për Albanian Post, Bahtiri flet edhe për një bashkëvendëse të tij – Vjosa Osmanin.
Partneren politike të Kurtit, Bahtiri e sheh si presidente të vendit.
Përkundër se duhen së paku 61 veta të votojnë pro Osmanit dhe në momentin e votimit të jenë minimalisht 80 deputetë që kanë marrë pjesë në procesin zgjedhës, Bahtiri nuk sheh arsye për shqetësim.
“Unë mendoj që votat për Vjosa Osmanin do të bëhen pa asnjë problem”, përfundoi Bahtiri.
Agim Bahtiri në politikën kosovare kishte ardhur si anëtar i Aleancës Kosova e Re, partisë së themeluar nga Behgjet Pacolli.
Përmes AKR-së edhe fitoi mandatin e kryetarit të komunës. Ai ishte prezantuar atëkohë si një biznesmen i suksesshëm në perëndim, që ka vendosur ta lë anash fitimin e parave për vete dhe ta zhvillojë qytetin prej nga vjen.
Fitoi dy herë garën zgjedhore duke mposhtur kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës. Të dyja herat Bahtiri ishte konsideruar si i pagjasë për të fituar. Me kohën Bahtiri u distancua nga AKR-ja dhe u afrua me Vetëvendosjen, me të cilët edhe bashkëqeverisë në Mitrovicë.
Të tjera
-
VV nesër në shesh për t’i dhënë mbështetje marshit “Marshojmë s’festojmë”
Këtë vit për 8 mars, aktivistët e Kolektivit “Marshojmë s’festojmë” nën thirr...
-
Besarta Jashari me shkrim prekës
Vajza e heroit të kombit, Hamëz Jashari dhe e mbijetuara e betejës historike ...
-
“Askush si ai”, Rugova kështu përqafohej nga burra, gra e fëmijë…
Adnan Merovci, njëri ndër njerëzit më të afërt dhe ish-bashkëpunëtori i ish-p...
-
Serwer: Ambasada e Kosovës mos vendoset në Jerusalem – gjëja kryesore është njohja nga Izraeli
Analisti i njohur i çështjeve ballkanase, Daniel Serwer ka komentuar marrëdhë...
-
Zvicra voton për ndalimin e mbulimit të plotë të fytyrës
Mbulesat e plota të fytyrës tani janë të ndaluara në Zvicër, pas një votimi t...
-
Në këto qytete s’do të ketë rrymë deri në 12 orë
KEDS ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme në tri qytete do të ketë ndërprerj...
-
Kurti takohet me Osmanin, jep njoftimin e fundit për formimin e qeverisë
I pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se konstituimi i in...
-
Ramush Haradinaj nga Prekazi: Premtojmë se do ta mbajmë të ndezur zjarrin për liri e bashkim kombëtar
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka përmendur bashkimin kombëtar në Natën...
-
Nesër do të nënshkruhen marrëveshje me bizneset e vogla të grave
Nesër, pikërisht më 8 Mars në Ditën e Gruas, do të bëhet nënshkrimi i marrëve...
-
Me ndezjen e flakadanëve, përfundon shënimi i “Epopesë së UÇK-së”
Me manifestimin tradicional “Nata e Zjarreve”, është përmbyllur shënimi i “E...
-
Ky ishte mësuesi Shaban Jashari, babai i Hamëz dhe Adem Jasharit
Shaban Murat Jashari lindi më 2 prill të vitit 1924, në Prekaz, fshat i njohu...
-
Arrestohet 12-vjeçari problematik/ I kërcënonte shoferët dhe u kërkonte…
Një i mitur 12-vjeçar nga Washington, është arrestuar pasi tentoi të marrë ka...