Kurti: Do të bëjmë më të mirën për të mbyllur plagët e së kaluarës
Autori: Gazeta inFokus
12:54 | 01 April 2021
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar masakrën e Lybeniqit të Pejës, në 22 vjetorin e saj.
Në një postim në “Facebook”, Kurti ka thënë se Serbia nuk po i ndjek kriminelët dhe se disa prej përgjegjësve po i afirmon lart në politikë e në shtet.
“Serbia në përgjithësi nuk i ndjek kriminelët e në veçanti disa prej përgjegjësve i afirmon lart në politikë e në shtet. Kosova dergjet nga pasiviteti special i prokurorëve të saj dhe joefikasiteti edhe më special i gjykatësve të saj”, ka shkruar ai.
Ndër të tjera, Kurti thotë se familjet në Kosovë vuajnë, pa adresim të së vërtetës, pa zhdëmtim, restaurim dhe rehabilitim që do t’ua sillte sistemi i duhur i drejtësisë dhe strategjia e nevojshme e adresimit të së shkuarës.
Lexoni më poshtë statusin e tij të plotë:
Java e fundit e marsit 1999 ishte pëplot me vrasje e masakra të përditshme. Avokati Bajram Kelmendi me dy djemtë në Prishtinë, Kryesindikalisti Agim Hajrizi e veprimtari i shquar Latif Berisha në Mitrovicë, masakrat në Krushë të Madhe e të Vogël, në Suharekë e në Izbicë e deri tek ajo në Lubeniq së cilës ia shënojmë përvjetorin sot.
Lubeniqi paraqet gjenocidin e kryer ndaj popullsisë civile. Mbi 80 persona janë ekzekutuar në këtë vend, përfshirë këtu Muhametin e vogël vetëm 18 muajsh.
Shumë krime ndaj nesh e aspak drejtësi për neve ndonëse u bënë 22 vjet që prej atëherë.
Serbia në përgjithësi nuk i ndjek kriminelët e në veçanti disa prej përgjegjësve i afirmon lart në politikë e në shtet. Kosova dergjet nga pasiviteti special i prokurorëve të saj dhe joefikasiteti edhe më special i gjykatësve të saj. Të paktën më 29 maj 2019 e patëm amandamentuar Kodin e Procedurës Penale për të mundësuar gjykimin dhe dënimin në mungesë të kriminelëve, por as kjo nuk po sjell rezultate sa duhet.
Familjet në Kosovë vuajnë, pa adresim të së vërtetës, pa zhdëmtim, restaurim dhe rehabilitim që do t’ua sjellte sistemi i duhur i drejtësisë dhe strategjia e nevojshme e adresimit të së shkuarës.
22 vite pas luftës diskutimi mbi të kaluarën s’do të duhej të ishte në pikën ku është. Megjithatë, ne do të angazhohemi e të bëjmë më të mirën që mundemi e që dijmë për të mbyllur plagët e së kaluarës. Sepse vetëm ashtu mund të shikojmë qartë dhe ecim krenar kah e ardhmja. Ndryshe jo.
Java e fundit e marsit 1999 ishte pëplot me vrasje e masakra të përditshme. Avokati Bajram Kelmendi me dy djemtë në…
Posted by Albin Kurti on Thursday, April 1, 2021
Të tjera
-
Milaim Zeka: Adem Jashari ka pi birra, s’ka pasë kurrgjë t’bëj me këta muxhahadinat
Gazetari Milaim Zeka ka komentuar debatin për Adem Jashari ku u diskutua se a...
-
Bekim Haxhiu: Jetoj me qera, kaq para paguaj çdo muaj
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kritikuar kryemin...
-
Ish-komandanti i Koshares: Beteja s’mund të përvetësohet nga askush, të gjithë kishin stemën e UÇK-së
Ish-komandanti në Betejën e Koshares, Hisen Berisha, ka folur lidhur me debat...
-
Komuna e Prizrenit i jep tender 1.3 milionë euro kompanisë me dokumente të falsifikuara
Prizren, 12 prill 2021: Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka monitoruar procesin e aktiv...
-
I vdes gruaja gjatë lindjes, kolegët e befasojnë kosovarin me ndihmën e tyre
"Ne do të paguajmë çdo ditë të dhuruar me 200 euro për punonjës dhe 100 euro ...
-
Konjufca në Lubizhdë: Dëshmorët dhe martirët i vunë themelet e shtetit tonë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bëri homazhe dhe vendosi lule...
-
Kurti uron Ramazanin: Ju bëftë mirë syfyri i parë, e ju qoftë i lehtë agjërimi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar muajin e shenjtë të Ramazanit. ...
-
Zyrtarët e VV-së për fundjavë në Shqipëri, Kusari-Lila: Masat nuk janë mbyllje, kufijtë kanë qenë të hapur
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka komentuar...
-
Presidentja Osmani uron Muajin e Ramazanit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ua ka uruar të gjithë besi...
-
Reagimi i Dardan Molliqajt për fushatën e VV-së në Shqipëri
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar lidhur me fushatën e zyrtarëve...
-
Zaimi i VV-së: As ne s’kemi qenë të njohur në Kosovë por me punë jemi bërë të njohur
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, ka thënë se Kryeministri Albin ...
-
Haxhiu: Tarifat e përmbaruesve në Kosovë më të lartat në rajon, duhet të ulen
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka takuar sot kryetarin e Odës së Pë...