Kurti: Do të aplikojmë për anëtarësim në BE këtë vit
Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 18 March 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova do të aplikojë këtë vit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kreu i ekzekutivit kosovar kur është pyetur se sa është reale të pritet një gjë e tillë, ka thënë se është realistike të pritet që metodat e vjetra nuk mund të jenë më të mirat në një situatë të jashtëzakonshme.
“Unë besoj që është realistike të pritet që metodat e vjetra nuk mund të jenë më të mirat në këtë situatë të jashtëzakonshme. Me hyrjen e Ballkanit Perëndimor në BE, kufiri i jashtëm i BE-së do të mbyllej për 3 mijë kilometra. Kështu që në terma të sigurisë, është shumë mirë që të inkuadrohet Ballkani Perëndimor në BE”, ka thënë Kurti për Blick.ch, transmeton Gazeta Express.
Ai ka thënë se Kosova do të aplikojë këtë vit për anëtarësim në BE, dhe ka thënë se pret që Kosova të jetë edhe në Këshillin e Evropës dhe në programin për paqe të NATO-së.
“Ne do të aplikojmë për anëtarësim në BE këtë vit, dhe do të jetë e rëndësishme që Kosova në Këshillin e e Evropës dhe programin për paqe të NATO-së”, ka shtuar Kurti.
I pyetur për pengesën që paraqesin shtetet e BE-së që vazhdojnë të mos e njohin Kosovën, Kurti ka thënë se ky vit është viti kur këto shtete duhet të bëjnë hapa para për ta njohur Kosovën.
“Jemi në kontakte intensive me vendet që s’na kanë njohur. Shpresoj që ky është viti që ato duhet të bëjnë hapa substancial për të njohur pavarësinë e Kosovës dhe t’iu bashkohen shumicës tjetër në BE dhe NATO”, ka thënë Kurti.
Të tjera
-
Kosova në pritje të raportit për masat nga BE-ja, optimizëm për heqjen e tyre
Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Bor...
-
Krasniqi uron Kurban Bajramin: Kjo festë na kujton rëndësinë e faljes, solidaritetit e kujdesit për njëri-tjetrin
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka uruar besimtarët myslimanë në fe...
-
Begaj ia kërkon presidentes moldave njohjen e Kosovës dhe mbështetjen për anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është takuar me presidenten e Moldavisë...
-
Ish- kryediplomati i reagon Presidentit malazez që nuk tregoi për takimin me Vjosa Osmanin
Ish-Kryediplomati malazez Miodrag Vlahovic i ka reaguar Presidentit të vendit...
-
Konjufca uron Kurban Bajramin: Uroj që në shpirtin e secilit të frymojë mirësia e përkujdesja
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka uruar festën e Kurban Bajramit. Ai...
-
Abdixhiku poston fotografi me familje: Nga familja jonë, tek e juaja, me fat Bajramin!
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka postuar një fotografi me bashkëshorten...
-
Hamza uron të ketë më tepër harmoni e solidaritet: Të punojmë bashkë për progres e prosperitet
Hamza uron të ketë më tepër harmoni e solidaritet: Të punojmë bashkë për prog...
-
Deri në 10 vjet pritje për të zgjidhur një lëndë në Gjykata, shqetësuese po shihet vetëgjyqësia shkaku i vonesave
Tetë deri në dhjetë vjet, i duhet një qytetari të presë nëse dëshiron që çësh...
-
Robertson: Ne i dhamë Kosovës lirinë e saj, dhe duhet t’i sigurojmë për këtë
Sekretari i Mbrojtjes në Britani të Madhe gjatë luftës në Kosovë, George Robe...
-
Martesat e gjinisë së njëjtë: “Ata që s’pajtohen të ballafaqohen me veten”
Miratimi i Kodit Civil, pjesë e të cilit është edhe martesa mes gjinisë së nj...
-
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë uron Kurban Bajramin
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka uruar festën e Kurban Bajrami...
-
Famullari katolik Don Agim Qerkini viziton myftiun Tërnava, thotë se shqiptarët janë dëshmi e tolerancës dhe mirëqenies
Në Bashkësinë Islame të Kosovës, për festën e Kurban Bajramit,ishte i pranish...