Kurti dikur thoshte “Unë dhe LVV e kemi çmontuar Contour Global”, Arifi: Kadal bac se s’çmontohet kompania Amerikane aq lehtë
Autori: Gazeta inFokus
12:04 | 06 October 2023
Ish-kryenegociatori në dialogun Kosovë – Serbi, Avni Arifi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit për rastin e kompanisë “Contour Global”, ku Kosova është e detyruar të paguajë mbi 20 milionë euro dëmshpërblim, shkruan Gazeta Infokus.
Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se Kurti thoshte se ai së bashku me VV-në e ka çmontuar kompaninë “Contour Global”.
““Unë dhe LVV e kemi çmontuar Contour Global” thoshte dikur nga foltorja e parlamentit Albin Kurti. Kadal bac se sçmontohet kompania Amerikane aq lehtë. E si është çmontuar dhe kush është çmontuar?? Në vitin 2023 nga Contour Global është dashur të përfundojnë punimet e Kosovës së Re dhe Kosova do të prodhonte 500MË rrymë më shumë. Albini e anuloj dhe tash harroj 500MË por edhe nja 20 milion dëm që do të i paguaj kësaj kompanie nga buxheti i shtetit. Pra as paret as mallin”, ka shkruar Arifi.
Ndryshe ai thënë se për këtë dimër duhet të lutemi që të jetë dimër i butë e duke ju drejtuar Kurtit që “për fund kqyr qato 20€ miljon se po i duhen Contourit e vazhdoni ti dhe LVV të çmontoni”.
“Për këtë dimër duhet prap të lutemi se dimri do të jetê i butë dhe çmimet në tregjet ndërkombëtare sdo të rriten. Varësi totale me 14.7mlrd t thëngjill nën këmbët tona. Kur shtetet më të zhvilluara në botë si Gjermania i ka hapur termocentralet dhe prodhojnë energji nga thëngjilli, Kosova nën qeverisjen Kurti bëhet më “katolik se papa” dhe tenton të bëj dekarbonizimin e planetit. Good luck. Mos të harrojmë se çmimi i rrymës sot është €108 e dalëngadal po rritet kurse nga Countour Global do të blihej $83. Keni pare ju me ble edhe pse spo e publikoni sa keni ble dy vitet e kaluara. Edhe për fund kqyr qato 20€ miljon se po i duhen Contourit e vazhdoni ti dhe LVV të çmontoni”, ka shkruar tutje Arifi./Gazeta Infokus/
Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...































