Lajme

Kurti dikur kërkonte debat, por tash e refuzon sfidimin e Enver Hoxhajt

Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 14 January 2021

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka refuzuar ofertën për debat televiziv nga kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj.

Kurti thotë se partitë e tjera po garojnë për vendin e dytë e ai e as Osmani nuk kanë çka kërkojnë në atë garë.

“Gara e partive tjera është për vendin e dytë, e as unë e as zonja presidente nuk kemi çka kërkojmë në atë garë”, deklaroi Kurti.

-Advertisement-

Ky deklarim i Kurtit vjen përkundër se ai ishte insistuesi më i madh në të kaluarën që të ketë debate mes kandidatëve për kryeministrave.

Ishte Enver Hoxhaj i PDK-së, ai që dje e ftoi Kurtin në gjashtë debate televizive, për shëndetësi, ekonomi, sundim të ligjit, arsim e politikë të jashtme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera