Kurti, diasporës: Përparimin që e shihni në Kosovë e ka e meritën tuaj
Autori: Gazeta inFokus 20:42 | 12 October 2024
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me bashkatdhetarët që jetojnë në Mynih të Gjermanisë.
Qeveria njofton se në këtë takim është biseduar për zhvillimet aktuale në Kosovë, rolin e mërgatës, i cili vlerësohet lart nga qeveria. Kryeministri Kurti citohet të ketë theksuar se ‘jemi krenar për lidhjet e forta që ekzistojnë me diasporën;.
“Ai shtoi se jemi gjithashtu krenar me rolin e Gjermanisë dhe përjetësisht falënderues, duke theksuar rolin e rëndësishëm që Gjermania e ka luajtur në çlirimin e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Duke folur për mërgatën dhe rolin e saj, kryeministri ka deklaruar se ajo është një faktor i cili jo vetëm ka ndihmuar Kosovën sidomos gjatë viteve të 90-ta, në luftë, para luftës e pas luftës, por pa të cilën çlirimi dhe zhvillimi i mëtejmë nuk do të ishte i mundur.
Sipas njoftimit, duke vërë në pah se çdo përparim në Kosovë në çdo element e ka edhe meritën e diasporës, kryeministri Kurti ka theksuar se nëse para tri dekadave ju kemi ftuar që të kontribuoni duke sakrifikuar, tash ju ftojmë që të fitoni duke investuar.
“Brezi i të rinjve e të rejave që po edukohet këtu duhet ta shohë se ka dy mundësi për të jetuar e krijuar. Ky brez mund të jetë ai që fiton dijen gjermane në atdheun e vet dhe e fton dijen gjermane në atdheun e vet. Ne, me institucionet, ju kthejmë disi juve borxhin, dhe ju i tregoni shoqërisë e shtetit gjerman një vend të ri prodhimi, që prodhon edhe të mira edhe dije. Ne jemi për një Republikë të fuqishme dhe për një shoqëri të hapur. Si të tillë ne mund ta rrisim e ngrisim vendin tonë dhe shkojmë të qetë në çdo dialog të jashtëm nga i cili veçse fitojmë e përfitojmë për popullin tonë”, citohet të ketë theksuar kryeministri Kurti.
Në këtë takim, kryeministri Kurti i ka njoftuar bashkatdhetarët në Gjermani me të arriturat në këto tri vitet e fundit, duke potencuar se papunësia e përgjithshme në Kosovë në tri vitet e fundit ka rënë nga 25.8% në 10.7%, vendet e punës janë shtuar nga 350 mijë në pranverën e vitit 2021 në 425 mijë në vjeshtën e vitit 2024.
“E arritur tjetër është ekonomia e vendit, për çka kryeministri tha se krahasuar me kohën kur erdhëm në qeverisje Bruto Produkti Vendor është rritur për 33 për qind, ndërkaq buxheti i shtetit për 35 për qind. Po ashtu, ai përmendi punën e qeverisë në luftimin e krimit dhe korrupsionit, përmirësimin në sistemin shëndetësor, e shumë fusha të tjera që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve tanë”, thuhet në njoftim.
Kryeministri Kurti ka deklaruar se është lehtësuar procesi i votimit të diasporës, duke i ftuar secilën e secilin të mund ta shfrytëzojnë të drejtën e votës për Kosovën.
Të tjera
-
Policia jep detaje për djẹgiẹn e veturës në autostradën “Ibrahim Rugova”
Një veturë pak minuta me hërët është kapluar nga flakët në autostradën “Ibrah...
-
LAJMI I FUNDIT: Kaplohet nga flàkët një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”
Para pak minutave në veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”, është kapluar ng...
-
U zbulua te Xhamia e Llapit, monumenti kushtuar dëshmorit Ismet Krasniqi
Pranë Xhamisë së Llapit, sot u zbulua monumenti i dëshmorit, Ismet Kras...
-
Ndeshja Zvicër-Serbi, ambasadori i Kosovës publikon videon ku dëgjohen thirrje anti-shqiptare, kërkon veprime nga UEFA
Ambasadori i Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi, ka publikuar një video të ndes...
-
Kosova dhe Maqedonia e Veriut të hënën me mbledhje të përbashkët të qeverive, cilat marrëveshje pritet të nënshkruhen
Si “historike” është konsideruar mbledhja e përbashkët ndërmjet qeverisë maqe...
-
Hoti në Paris: Marrëveshja e Washingtonit shënoi kthesë të rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës
Ish-kryeministri Avdullah Hoti është duke qëndruar në Francë, ku edhe ka ...
-
Matoshi thotë se Amir Rrahmanit duhet t’i merret shiriti i kapitenit pasi tha “Kosova është Kosovë, ose Kosova është Shqipëri”
Kombëtarja e Kosovës e ka lëshuar mbrëmë stadiumin në minutat e fundit të nde...
-
Rezulton se Amerika ka zgjedhur për “president” edhe miliarderin Elon Musk
Votuesit amerikanë rizgjodhën Donald Trump këtë muaj si president të tyre. Pë...
-
Punëtorët e KEK-ut, nga 20 nëntori në grevë
Sindikata e Re e KEK-ut, pas mbledhjes së punëtorëve, ka njoftuar se do të hy...
-
Policia e Kosovës kërkon besim në veri – qytetarët i duan “të vetët”
Ky është slogani i fushatës për promovimin e punës së Policisë së Kosovës në ...
-
30 ditë paraburgim serbit që mori pjesë në sulmet ndaj KFOR-it në Zveçan
Gjykata Themelore në Prishtinë sot ia ka caktuar 30 ditë paraburgim Marko Dan...
-
Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja për nevoja operative
Policia e Kosovës ka përforcuar kapacitetet e saj me automjete, duke pranuar ...