Lajme

Kurti: Diaspora po dërgon më shumë para te familjet e tyre shkaku i ndrrimit të Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 16:22 | 17 December 2021

Shumë herët është thënë se paratë nga diaspora që vijnë në Kosovë, ndikojnë në rritjen ekonomike. Sipas kryeministrit Albin Kurti, prej kur ai ka marrë qeverisjen janë rritur remitencat për shkak të besimit.

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se diaspora kohëve të fundit ka dërguar më shumë para te familjarët e tyre, dhe sipas tij, pikërisht pse ka ndërruar Qeveria e Kosovës.

“Tash edhe diaspora, bashkëatdhetarët tanë, ju kanë dërguar më shumë remitanca familjarëve dhe miqve të tyre, pikërisht pse ka ndërruar qeveria. Sepse, nuk është që ata i kanë punët shumë më mirë në Gjermani e në Zvicër se para 2 apo 3 vjetëve, por është besim më i madh”, u shpreh ai në Desku të KTV-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera